BallinaAktiviteteReagimi i organizatave mediatike mbi shtyrjen e votimit të paketës anti-shpifje

Reagimi i organizatave mediatike mbi shtyrjen e votimit të paketës anti-shpifje

Tiranë, më 30 Janar 2020

Grupi i organizatave të renditura në fund të kësaj deklarate, në përfundim të votimit parlamentar të së ashtuquajturës paketë anti-shpifje, lëshon këtë deklaratë publike:

1. Ne mikpresim hapin pas të shumicës parlamentare socialiste për paketën anti-shpifje deri në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias.

2. Ne gjykojmë se shumica parlamentare socialiste ka ndërmarrë hapin e duhur, por jo të mjaftueshëm drejt rikthimit në themelet kushtetuese të vendit sa i përket lirisë së shprehjes.

3. Ne falënderojmë Këshillin e Europës dhe Komisionin Europian për ndihmën e dhënë deri tani dhe mikpresim opinionin e Komisionit të Venecias.

4. Organizatat do të vijojnë të angazhohen në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

Lista e organizatave firmëtare:

BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Citizens Channel
Faktoje
Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut
Instituti Shqiptar i Medias
Instituti Shqiptar i Shkencave
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
New Media Network
Qendra Res Publica
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img