.

.

Infodemia në kohën e COVID-19

1

Shqiptarët të parët në Evropë për shpenzimet nga xhepi në përballimin e COVID-19

Fakt shpjegues: Nga skema e rimbursimeve nga 9.8 mln euro të vëna në dispozicion, u shpenzuan vetëm 242 mijë Euro, ose 1 e 40-a e fondit. Sipas një raporti të vitit 2021, pacientët që e kaluan në shtëpi Covid-in, shpenzuan mesatarisht 800 euro për barna, rimbursimi nga shteti ishte mesatarisht 33 euro.

2

Shqipëria, e fundit për shpenzimet buxhetore për shëndetësinë në krahasim me disa vende të rajonit

Fakt shpjegues: Nga verifikimi i Faktojes, krahasimi i të dhënave me ato të Bankës Botërore dhe raporte të tjera zyrtare, rezulton se vërtetë Shqipëria shpenzoi më pak se disa nga vendet e rajonit për kujdesin shëndetësor.

3

Gjatë pandemisë së COVID 19 nuk pati mungesa të mjekëve të përgjithshëm dhe të familjes

Fakt shpjegues: Raporti i fundit i OSCE shkruan se Shqipëria ka 12 mjekë për 10 mijë banorë, që përfaqëson numrin më të ulët në Evropë. Një sërë burimesh raportojnë mungesa të konsiderueshme në burimet njerëzore në spitale, veçanërisht në zonat rurale, për shkak të migrimit të mjekëve të përgjithshëm dhe specialistëve”

4

Dizinformimi po rrit hezitimin ndaj vaksinimit kundër COVID-19

Fakt shpjegues: Lajmet e rreme kanë ndikuar në atë masë sa njerëzit të refuzojnë vaksinimin. Nga një verifikim në rang global, vendet me qarkullim më të madh të faqeve dizinformuese, janë edhe ato ku individët refuzojnë më shumë të vaksinohen kundër COVID-19.

5

Më shumë se gjysma e bizneseve të mbyllura gjatë pandemisë ishin në kryeqytet

Fakt shpjegues: Gjatë pandemisë në Shqipëri, deri në fund të majit të vitit 2020 u mbyllën rreth 408 biznese, ku 221 ishin në qytetin e Tiranës.

6

Deri në qershor 2022 do të jetë vaksinuar 70% e popullsisë shqiptare

Fakt shpjegues: Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një direktivë të OBSH-së në qendrat e vaksinimit, ku përcaktohet se deri në fund të muajit qershor të këtij viti, 70% e popullsisë duhet të ketë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

7

Rakia, hudhra, soda, limoni, qepa, dafina dhe kurat e tjera popullore e shërojnë koronavirusin

Fakt shpjegues: Instituti i Shëndetit Publik por edhe organizma ndërkombëtare shëndetësore kanë deklaruar se deri tani, nuk ekziston një kurë mjekësore dhe aq më pak e përgatitur në kushtet e shtëpisë, që mund të shërojë koronavirusin.

8

Në kulmin e pandemisë abonentët e kompanive celulare përfituan internet falas

Fakt shpjegues: “Faktoje” pyeti abonentë të kompanive të ndryshme celulare dhe rezultoi se jo të gjithë kanë përfituar internet falas.