BallinaAktualitetLajmet e rreme që qarkulluan më shumë për COVID-19

Lajmet e rreme që qarkulluan më shumë për COVID-19

Që prej shpalljes së masave shtrënguese për shkak të koronavirusit të ri Covid-19, në Shqipëri qarkulluan lajme, foto e video të rreme, që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Pasojat e tyre, dezinformimi dhe përhapja e panikut ndihen po aq shqetësuese sa edhe përhapja e vetë koronavirusit. Faktoje sjell një përmbledhje të lajmeve të rreme që u përhapën gjatë muajit mars, me këshillën që njerëzit të bëjnë kujdes e të sigurohen për vërtetësinë e fakteve para se të bëjnë ‘share’ një lajm.

 

Pak ditë më para në rrjetet sociale pamë lajmin për shërimin e virusit vetëm me përbërës shtëpie si hudhra, rakia e paracetamoli, apo lajme se tashmë është gjetur një kurë për Covid-19 kur e vërteta është se vet OBSH e mohon një gjë të tillë.

 

 

Kura e shërimit të Covid-19 me sodë dhe limon “Fake news”

Si qëndron e vërteta rreth Ibuprofenit dhe Covid-19?

Pre e lajmeve apo videove e fotove të rreme ose të manipuluara me photoshop, nuk kanë rënë vetëm qytetarët e thjeshtë, portalet apo edhe televizionet, por edhe politikanët.  Pak ditë më parë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj publikoi një foto në shenjë falenderimi për policinë, cilën ne e verifikuam dhe ajo ishte e manipuluar.

Gjurmë “Photoshop”-i në falenderimin e ministrit Lleshaj

Edhe kryeministri Rama nuk i ka shpëtuar “tendencës” se shpërndarjeve të lajmeve të rreme dhe këtë herë ky lajm është dhënë nga po ai.

Kryeministri Rama jep shifra të pavërteta mbi testimet për COVID-19 në Ballkan

 

“Paralizimi” i çdo aktiviteti nëpër institucione, publike apo private, i ka orientuar të gjithe drejt internetit, si hapësira që i lidh me botën por  njëkohësisht edhe si kurthi i disinformimit e lajmeve të rreme.

Vetëm dy javë më parë përmes rrjetit whatsapp qarkulloi një link sipas të cilit nëse personi e shpërndate atë në 12 miq të tjerë, do të përfitonte deri në 100 GB internet falas.

 

“Faktoje” e verifikoi këtë link, duke ‘ndjekur’ të gjitha hapat dhe lajmi rezultoi i pavërtetë. Sot ky link është bllokuar :

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img