BallinaNë lupën e FakteveRama: “Ne as kemi dhe as do të kemi mungesë mjekësh e infermierësh”

Rama: “Ne as kemi dhe as do të kemi mungesë mjekësh e infermierësh”

Qeveria konfirmon se nuk ka mungesa në mjekë të specialiteteve apo infermierë, pavarësisht largimit të këtij kontigjenti në Perëndim. Por organizata të ndryshme, theksojnë se sidomos gjatë pandemisë Covid 19, pati mungesë të mjekëve të përgjithshëm dhe të familjes. Raporti 12 mjekë për 10 mijë banorë në Shqipëri, përfaqëson numrin më të ulët në Evropë, raporton OSBE. Ndërkohë shifrat nga Urdhëri i Mjekut për periudhën shtatë vitet e fundit tregojnë një numër thuajse të pandryshueshëm të mjekëve të specialiteteve, me përjashtim të kirurgëve plastikë, numri i të cilëve është dyfishuar nga 2016-a në 2020-n.


 

Në datën 27 dhjetor 2018 gjatë ceremonisë së prezantimit të flotës së re të ambulancave, Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë të gjitha zërat se “gjatë atij viti Shqipëria u braktis nga mjekët e infermierët”.

“Ne as kemi dhe as do të kemi mungesë mjekësh e infermierësh në sistemin tonë shëndetësor” – tha Kryeministri.

Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion Urdhërit të Mjekut për të mësuar si ka ndryshuar numri i mjekëve në vendin tonë, nga viti 2014 deri në vitin 2022. Në përgjigjen e këtij ky institucion thuhet se Urdhri i Mjekut nuk disponon të dhëna të sakta për vitet 2014 dhe 2015, ndërsa në lidhje me vitin 2021 të dhënat janë duke u përpunuar.

Në dokumentin e vetëm që ky institucion na dërgoi, paraqiten të dhënat nga viti 2016 deri në vitin 2020, ku bie në sy që numri i mjekëve të specialiteteve ose nuk ka ndryshuar, ose mund të ketë një rritje të lehtë. I vetmi specialitet që ka shënuar dyfishim të numrit të mjekëve, nga 2016-a në 2020-n është kirurgjia plastike.

Një pjesë Screenshot nga tabela me të dhënat e dërguara nga Urdhri i Mjekëve (Dokumentin e gjeni këtu)

Gjithashtu Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë për të mësuar numrin e mjekëve dhe infermierëve në vendin tone, për të njëjtën periudhë kohore.

*Kërkesa dërguar Ministrisë së Shëndetësisë nga Faktoje.al

Në përgjigjen e saj të parë në 17/03/2022 Ministria na kërkoi më shumë kohë për përpunimin e të dhënave, por kur i kërkuam përgjigje në datën 29/03/2022 nuk morëm asnjë informacion.

*Përgjigjja e parë e Ministrisë së Shëndetësisë për Faktoje.al

Sipas të drejtës që buron nga ligji i të drejtës për Informim, Faktoje ankimoi institucionin e Ministrisë së Shëndetësisë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Edhe pas kësaj procedure Ministria nuk ktheu përgjigje, ndaj Komisioneri në datën 15 prill 2022 thirri në një seancë dëgjimore mes Faktoje.al dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Thirrja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit për seancë dëgjimore

Një ditë përpara seancës dëgjimore, Ministria e Shëndetësisë vendosi t’i përgjigjet kërkesës së zvarritur për informacion. Megjithatë në dokumentin e dërguar nga ky institucion informohemi vetëm për numrin e spitalve në të gjithë vendin dhe jo për numrin e mjekëve dhe infermierëve që kemi kërkuar.

Të dhënat mbi numrin e spitaleve të rikonstruktuara ose ndërtuara të reja nga 2014 -2021

Për sa i përket numrit të mjekëve dhe infermierëve, Ministria na informon se kërkesa i është deleguar Urdhërit të Mjekut, institucion i cili është kontaktuar paralelisht nga Faktoje dhe i është përgjigjur kërkesës për informacion.

Përgjigjja për pjesën e numrit të mjekëve dhe infermierëve

A po përballet Shqipëria me mungesë të mjekëve?

 

Në datën 9 mars 2020 Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me Covid-19. Nga kjo ditë dhe në vazhdim sistemi shëndetësor shqiptar pati si sfidë mungesat e  theksuara si në kapacitete spitalore ashtu edhe në burime njërezore, me mjekë dhe inferimerë.

Një raport i organizatës “Together for Life” në vitin 2021 publikoi një sërë gjetjesh  që dëshmonin këto mugesa.

Për sa i përket disponueshmërisë së burimeve njerëzore në sektorin shëndetësor të Shqipërisë, shqetësimi kryesor është mungesa e mjekëve, duke përfshirë mjekë të përgjithshëm / mjekë të familjes dhe specialistë. Aktualisht, ekziston një hendek prej rreth 330 mjekësh të përgjithshëm dhe 250 mjekësh specialistë.”- shkruhet në raport.

Po ashtu një raport i OSBE në vitin 2021 thekson mungesën e mjekëve dhe infermierëve në sistemin shëndetësor shqiptar:

Shqipëria ka 12 mjekë për 10 mijë banorë, që përfaqëson numrin më të ulët në Evropë. Një sërë burimesh raportojnë mungesa të konsiderueshme në burimet njerëzore në spitale, veçanërisht në zonat rurale, për shkak të migrimit të mjekëve të përgjithshëm dhe specialistëve

Situata në terren

Ashtu sikurse thekson raporti, mungesa e mjekëve ndihet veçanërisht në zonat rurale. Faktoje shkoi në Dibër ku burime brenda siptalit na informuan se numri i mjekëve ka ardhur gjithmonë  në rënie, sidomos për disa specialitete. Aktualisht ky spital ka mungesë të mjekut Onkolog dhe Oftamolog.

Faktoje.al shkoi në këtë spital dhe kërkoi të bisedonte me drejtorin e spitalit, por na u tha që fillimisht se duhej të dërgonim një kërkesë zyrtare, pasi asnjë informacion nuk mund të na jepej në atë moment.

Ne dërguam një kërkesë zyrtare për të cilën ende nuk kemi një përgjigjje.

Kërkesa për informacion dërguar spitalit të Dibrës

Burime konfidenciale nga spitali na informuan se deri katër vite më parë, spitali ka patur 7 kirurgë, ndërsa sot ka vetëm 3. Të njëjtat burime i thanë Faktojes se pjesa më e madhe e mjekëve specialistë janë larguar jashtë vendit për të punuar në Gjermani ose Kanada.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img