BallinaBurokraciQendra Kombëtare e Biznesit nuk përjashton as gazetarët nga pagesa për të marrë informacion

Qendra Kombëtare e Biznesit nuk përjashton as gazetarët nga pagesa për të marrë informacion

MERXHAN DACI

Në 15 mars të këtij viti, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj nga foltorja e Parlamentit u shpreh se mbi 3500 kompani të reja ishin hapur në muajt janar dhe shkurt.

Për të marrë informacion të detajuar mbi këtë deklaratë, me 16 mars “Faktoje” iu drejtua Qendrës Kombëtare të Biznesit me një kërkesë për informacion.

Pas dhjetë ditësh të plota, QKB i sjell “Faktoje” një përgjigje ku thuhej se për të marrë informacion mbi temën e kërkuar duhet të paguash.

Me qëllim shkurtimin e kohës së marrjes së informacioneve të administruara dhe disponuara në regjistrin tregtar, konform parashikimeve të ligjit, QKB, ka krijuar mundësinë e ofrimit të shërbimeve të tjera (dytësore), ndaj çdo individi/ subjekti të interesuar, përkundrejt tarifave përkatëse, të miratuara nga Ministri i Financave”, thuhej në e-mailin  e QKB.

Tarifat e dhëna nga QKB për të marrë informacion varionin nga 2500-4500 lekë të reja. Pyetja që ngrihet është: A duhet të paguajnë gazetarët për të marrë informacion?

Ky ishte rasti i parë ku gazetarëve të “Faktoje” u është kërkuar një pagesë për tu njohur me të dhëna nga institucionet publike.

Pas dhjetë ditëve të tjera, QKB këmbëngul me përgjigje zyrtare elektronike se për të marrë këtë informacion duhej paguar.

“Faktoje” u interesua duke u paraqitur fizikisht në QKB ku u shpjegoi personave përgjegjës se kjo kërkesë për të paguar para ishte absurde dhe e papranueshme.

Pas 12 ditësh më në fund vjen përgjigja mbi pyetjen e kërkuar duke i dhënë fund odisesë për një përgjigje që sipas QKB kërkonte shumë punë për ta siguruar si informacion.

Sigurisht “Faktoje” nuk pranoi të paguante asnjë tarifë për të marrë informacionin.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img