BallinaFaktometerE vërtetëAlibeaj: Dënimi minimal për ekstradim është 4 muaj

Alibeaj: Dënimi minimal për ekstradim është 4 muaj

KLEVIS PALOKA

Konventa Europiane për Ekstradimin e nënshkruar nga Italia po edhe nga Shqipëria thotë se dënimi minimal do të duhet  të jetë 4 muaj për ekstradimin ”, kështu u shpreh të enjtjen e 17 Majit në emisionin “ Të Paekspozuarit”, në Top Channel, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

 

Konventa Europiane e Ekstradimit është vendosur me 13 dhjetor 1957 dhe që Shqipëria e ka ratifikuar në Prill 1998  në pikën 1, të nenit 2 saktëson se: “Ekstradimi do të jepet në lidhje me veprat penale të dënueshme sipas ligjeve të Palës kërkuese dhe të Palës së kërkuar, me heqjen e lirisë ose me urdhrin e paraburgimit për një periudhë maksimale të paktën një vit ose me një dënim më të rëndë. Kur ka ndodhur dënimi dhe dënimi me burg ose një urdhër ndalimi është bërë në territorin e Palës kërkuese, dënimi i dhënë duhet të jetë për një periudhë prej së paku katër muajsh.

 

Por në ratifikimin që është bërë nga shteti shqiptar në Prill 1998 shprehet gjithashtu se : “Lidhur  me  pikën 1  të nenit  2 të  Konventës pala  shqiptare  nuk njeh kufij  minimalë të masës të dënimit me burgim për efekt ekstradimi. Shteti shqiptar e njeh të vlefshëm këtë deklarim vetëm në kushte reciprociteti.”

Duke u bazuar nga ligjet e mësipërme nga Konventa dhe nga ratifikimi i bërë nga Shqipëria, deklarata e Alibeajt rezulton të jete e VËRTETË.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img