.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëPusteci, mes prapambetjes nga mungesa e investimeve në infrastrukturë

Pusteci, mes prapambetjes nga mungesa e investimeve në infrastrukturë

Mungesa e investimeve infrastrukturore në nëntë fshatrat e Bashkisë Pustec, vështirëson jetesën e banorëve. Ndonëse vijohet të premtohet se bashkia do zhvillohet në nivelin e një zone të mirëfilltë turistike, mungesa e investimeve në qendër të fshatit apo rrugët lidhëse, e bëjnë të vështirë shfrytëzimin e potencialit turistik të Pustecit.


Zhvillimi përmes një “projekti ambicioz” të qendrës së Pustecit dhe investimeve në rrugët lidhëse ndërmjet fshatrave, ishin ndër premtimet e kryetarit të Bashkisë Pustec në muajin maj të vitit 2019.

Infrastruktura është tërësisht e amortizuar. Unë besoj se do ndryshojmë gjithçka. Energjia dhe dëshira nuk më mungojnëshprehej Kolefski.

“Faktoje” në muajin korrik të këtij viti pyeti në Bashkinë Pustec lidhur me investimet e kryera në
infrastrukturë.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Pustec

Kemi lidhjet me rrugën nacionale për nëntë fshatrat, ndërsa sistem urbanistik brenda fshatrave nuk kemi – thuhej në përgjigjen e Bashkisë Pustec.

“Faktoje”, në fillim të shtatorit ishte në Bashkinë Pustec dhe nëntë fshatrat që ajo përfshin.

Rruga hyrëse për në Pustec

Rrugët janë një problem, sidomos gjatë dimrit. Askush nuk vë dorë. Ashtu siç kanë qenë, janë. Kanalizimet në toka janë gjithashtu problem – i tha “Faktojes” një banor i fshatit Diellas në Pustec.

Infrastruktura në fshatin Diellas, Pustec

Një situatë e ngjashme ishte dhe në fshatin fshatin Goricë e Madhe.

Infrastruktura në fshatin Goricë e Madhe, Pustec

Mungesa e kanalizimeve për ujitjen e tokave ishte një tjetër problem për banorët e Pustecit.

Kanalet kulluese, Pustec

Qendra e Pustecit mbart gjithashtu një problem. Përtej fasadës, djegia e mbetjeve përveç ndotjes, prishte edhe imazhin e një fshati turistik.

Qendra e Pustecit, përtej fasadës digjen mbetjet

Bashkia Pustec, për vitin 2020 ka në dispozicion 58,073 milionë lekë. Përmes Vendimeve të Këshillit Bashkiak vërehet se gjatë vitit 2020 nuk janë marrë vendime për investime të veçanta infrastrukturore.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në raportin “Realizimi i Buxhetit Vendor 2019”, nxjerr në pah se gjatë vitit të shkuar Bashkia Pustec rriti shpenzimet, por investimet gjithsesi nuk pësuan ndryshime.

Në vitin 2019, bashkia Pustec me një popullsi prej rreth 3,859 banorë ka realizuar 61,427 mijë lekë shpenzime. Në krahasim me vitin 2018 këto shpenzime janë rritur me rreth 16,192 mijë lekë, ku në vitin 2018 ato ishin rreth 45,235 mijë lekë. Duke krahasuar me shpenzimet e tjera të planifikuara nga bashkia, konstatojmë që shpenzimet për investime janë në nivele shumë të ulëta, duke zënë në këtë mënyrë edhe një peshë elementare në buxhetin e bashkisë. Prandaj, referuar programit buxhetor afatmesëm 2018 2020 sugjerojmë që Bashkia Pustec duhet të rrisë nivelin e shpenzimeve për investime në raport me shpenzimet e personelit dhe ato perative në mënyrë që të sigurojë më shumë mundësi zhvillimi për territoret e saj. Kjo do të mundësojë administrimin më të mirë të fondeve publike dhe kthimin e buxhetit në një regjim më të saktë të orjentuar nga investimet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve – thuhet në raportin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Premtimin e kryetarit të Bashkisë Pustec, Pali Kolevski për investime në infrastrukturë do ta kategorizojmë si “Premtim të pambajtur”.

* “Faktoje”, e mbeshtetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend, dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img