BallinaFaktometerE PavërtetëKryemadhi: Prej dy vitesh nuk zhvillohet konkursi për licencimin e infermierëve

Kryemadhi: Prej dy vitesh nuk zhvillohet konkursi për licencimin e infermierëve

EDIT NIKOLLI

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi,  deklaroi pak ditë më parë se prej dy vitesh nuk zhvillohet dhe nuk shpallet konkursi për licensimin e infermierve. Faktoje kërkoi të dhëna mbi vërtetësinë e kësaj deklarate dhe rezultoi se veçanërisht dy vitet e fundit, është rritur numri i të rinjve që kanë marrë licensën nga Urdhëri i Infermierit. Shifrat tregojnë gjithashtu se infermierët e licensuar së fundmi, po ikin masivisht nga Shqipëria për t’u punësuar në vendet e BE-së.


“Mjafton t’i drejtohemi Urdhrit të Infermierit, prej dy vjetësh nuk zhvillohet konkursi për t’u licensuar infermieret në mënyrë të tillë që të kenë të mundur shërbimin e tyre.”- deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në intervistë për A2 CNN, më 4 nëntor.

“Faktoje” shkoi pranë Urdhrit të Infermierit për t’u interesuar nëse ka pasur bllokim të procesit të licencimit të infermierve 2 vitet e fundit dhe çfarë procedurash duhet të ndjekë çdo student që ka përfunduar fakultetin e Infermierisë dhe kërkon licencën.

“Për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit, çdo kandidat duhet të ketë diplomë Bachelori për degët e Mjeksisë Infermieri, Mami, Fizioterapi, Teknike-Laboratori, Teknike-Imazherie, Ndimës-Infermier, Logopedi. Pas kësaj, studentet i nënshtrohen dy provimeve, atij të praktikës që zgjat tre muaj dhe teorisë tek Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Detyrimi për të qenë anëtar i Urdhërit të Infermierit, për të ushtruar këtë profesion, është bërë me një urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, në 2010-n.

Urdhri i ish ministrit Petrit Vasili në 2010 për anëtarësimin në Urdhërin e Infermierit si kusht për të ushtruar profesionin

Burimet zyrtare pranë Urdhrit të Infermierit i konfirmuan Faktojes se provimi për marrjen e lejes është zhvilluar në dy periudha të vitit, në tetor bëhet praktika dhe në nëntor, provimi i teorisë në “Qendrën e Shërbimëve Arsimore”. Po ashtu kandidatët kanë një mundësi tjetër për të bërë praktikën në muajin prill dhe teorinë në muajin maj.

                                  Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë, Leje për Ushtrimin e Profesionit

Sipas Presidentes se Urdhrit të Infermierit, nëse nuk do të ishin dhënë licenca këto dy vitet e fundit, nuk do të punësoheshin infermierë të rinj në Gjermani dhe në vendet e tjera ku kanë aplikur studentët që kanë mbaruar këtë degë. Asnjë student nuk do kishte të drejtën e ushtrimit të profesionit në shtetet përkatëse, pa këtë licencë, sipas konfirmimit zyrtar. Shifrat që disponon Urdhri i Infermierit tregojnë se në 2018-n janë punësuar jashtë vendit 211 infermierë, në vitin 2019 janë larguar 417 infermierë dhe deri në tetor të vitit 2020 janë larguar 456 infermierë.

                                                  Numri i Infermierve të larguar nga Shqipëria ndër vite

                               Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, Leje për Ushtrimin e Profesionit viti 2019

Ne kontaktuam me një infermiere të sapolicencuar nga Urdhëri i Infermierit dhe që kishte studiuar në Universitetin “A. Moisiu”, Durrës.

Pas përfundimit të Bachelorit aplikova për praktikën ku shkolla na orientoi për t’u prtaktikuar, në një spital rajonal. Pas tre muajsh praktikë kam bërë provimin e teorisë në Tiranë, pastaj për afërsisht një muaj, kam marrë licencën nga Urdhri i Infermierit në vitin 2019. Pas marrjes së licencës ushtroj profesionin si Infermiere pranë spitalit në Durrës, qytet ku edhe banoj.”-i tha R.A Faktojes.

Gjatë këtyre viteve, sipas burimeve zyrtare nga Instituti Urdhrit të Infermierit ka pasur me qindra aplikime për degët specifike, mami’, fizioterapi, teknik-laboratori, teknik-imazherie, ndihmës-infermier, logopedi’.

                                         Numri i të licensuarve ndër vite sipas specialiteteve

Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta dekoroi themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, Z.Sabri Skënderi, me dekoratën e Lartë “Nënë Tereza”.

Nga verifikimi i kryer, vendosëm që deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për mosfunksionimin e Urdhrit të Infermierit dy vitet e fundit, ta kategorizojmë si “Të pavërtetë”.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img