.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookNuhatja e borzilokut nuk ndikon tek tumoret

Nuhatja e borzilokut nuk ndikon tek tumoret

Lajmi i publikuar online për kurën e nuhatjes së borzilokut që mund të bëjë mrekulli ndaj tumorit është një keqintepretim dhe nuk bazohet në studime të mirëfillta shkencore. Do të ishte e tepërt të kujtonim se nuhatja, pra aroma, nuk mund të trajtojë sëmundjet qelizore kancerogjene. 

——————

Titulli i portalit onlinenews5.com jep lajmin e mirë: “Mjafton që të nuhatet”, bima e cila bën mrekulli kundrejt këtyre 4 llojeve të tumoreve”

Bima e mrekullive e reklamuar nga artikulli është borziloku modest. Pasi rradhit një sërë vetish të kësaj bime, brendësia e artikullit nuk përmend në asnjë fjali se si nuhatja e kësaj bime supozohet të luftojë tumoret.

Në një pjesë të tij, artikulli flet për “veprimin kundër kancerit”, ku ai flet për një lloj specifik borziloku, ‘borziloku i shenjtë’ (Ocimum tenuiflorum), i cili, sipas një përmbledhjeje të literaturës shkencore, për të cilën nuk jepet asnjë referencë, arriti “në përfundimin se fitokimikatet e borzilokut mund të ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit të lëkurës, mëlçisë, gojës dhe mushkërive”

Megjithatë, vetë artikulli e pranon se “studimet ishin paraklinike ose të kryera në kafshë, kështu që një konfirmim i efektit të borzilokut kërkon hetime të mëtejshme.”

Megjithëse disa studime kanë gjetur se ekstrakti i borzilokut ofron një burim të mirë përbërjesh bioaktive për parandalimin dhe trajtimin e kancerit, kjo nuk është testuar në prova klinike me njerëz. Për më tepër, asnjë nga këto studime nuk përmend nuhatjen si mënyrë trajtimi.

Siç duket, atëherë, titulli sensacionalist i vendosur nga portali ngre pritshmëritë tek lexuesit për të mbledhur sa më shumë klikime.

Kjo nuk është hera e parëky portal shpërndan këshilla  të tilla keqinformuese lidhur me kura çudibërëse mjekësore.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img