Pas arrestimit të djalit të El Chapo më 5 Janar në Meksikë, disa media kanë qarkulluart një video që pretendon se tregon momentin e ndërhyrjes së policisë. Video në fjalë, i përket një arrestimi të mëparshëm të bosit të drogës, në tetorin e vitit 2019.

—————————

Në 5 janar 2023, policia meksikane arrestoi kokën e kartelit të drogës Ovidio Guzman, të birin e baronit të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán. Lajmi qarkulloi me shpejtësi dhe ngjalli interes në të gjithë mediat ndërkombëtare pas trazirave në Meksikë dhe viktimave që shoqëruan një arrestim të këtyre përmasave. Disa media online publikuan një video që pretendohej se tregonte momentin e këtij arrestimi duke komentuar edhe pamjet e ofruara, të shtënat në sfond dhe rrethanat e tjera që mund të ngjallin interes dhe një përjetim më të afërt të lexuesve me atë që po ndodh në Sinaloa të Meksikës.

Këto artikuj i referohen një videoje në Twitter nga llogaria 4PLUG, e cila e ka publikuar në 5 janar, shoqëruar me përshkrimin: “Video tregon momentin kur forcat e sigurisë meksikane kapën djalin e “El Chapo” Ovidio Guzman-Lopez.”

Por, që në fillim të vetë videos në fjalë, shfaqet një shkrim që e daton videon në 17 tetor.

Mbishkrimi në video që deklaron se “kjo video e publikuar nga qeveria meksikane tregon momentin kur forcat e sigurisë kapën Ovidio Guzman Lopez, një drejtues i kartelit Sinaloa dhe të birin e Joaquin “El Chapo” Guzman, në qytetin e Culiacan në 17 Tetor.”

Kjo, sepse video në fjalë, në fakt, nuk është e arrestimit të Guzman-Lopez në 5 Janar 2023, por e një arrestimi të mëparshëm, në 17 Tetor 2019.