BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookShenjat e çorapeve në këmbë nuk tregojnë probleme shëndetësore

Shenjat e çorapeve në këmbë nuk tregojnë probleme shëndetësore

Artikulli i publikuar nga portalet, ku pretendohet se shenjat e çorapeve në këmbë janë një tregues i problemeve shëndetësore, nuk është i bazuar në studime shkencore. Sipas të dhënave, shenjat nga çorapet janë të zakonshme dhe në rastet kur dyshohet për probleme shëndetësore, zakonisht shoqërohen me simptoma të tjera dalluese.

—————————————————————————————————————————————-

Një artikull i publikuar nga portalet më 6 dhjetor ngre shqetësimin se si shenjat e çorapeve në këmbë, mund të jenë tregues i ndonjë problemi shëndetësor. Shkrimi në fjalë nuk është i bazuar në asnjë referencë shkencore për këtë pretendim të ngritur.

Nese here pas here u mbeten shenjat e çorapeve ne lekure, ky nuk eshte nje lajm i mire pasi…”, shkruan që në titull portali “onlinenews5.com”.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali 

“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të artikullit, duke iu referuar faqeve të besueshme, që kanë referenca mjekësore. Nëse do të shohim lajmin e portalit në brendësi vihet se informacioni, përveçse i pabazuar në fakte është edhe kontradiktor.

Nëse ndodh një apo dy herë, mund të jetë një shenjë që tregon se llastiku i çorapeve është shumë i fortë. Por nëse këto shenja janë të zakonshme, është një shenjë që tregon se trupi juaj nuk është në rregull”, thuhet më tej në artikull, duke ngritur shqetësimin se këto shenja mund të tregojnë praninë e një sasise më të madhe gjaku në pjesën e këmbëve.

Lajmi nuk sqaron dhe as argumenton në mënyrë të qartë përse ndodh kjo dhe cilat janë pasojat konkrete, por thjesht aludon për pasojat e ‘shenjave të çorapeve’.

Duke iu referuar faqeve mjekësore serioze mësojmë se shenjat që lënë çorapet në këmbë janë të zakonshme dhe zakonisht nuk janë tregues i ndonjë gjendje shqetësuese shëndetësore.

Shenjat e çorapeve mund të shfaqen si pasojë e edemës periferike. Edema është ënjtje që shfaqet në trup. Periferike i referohet ënjtjes që krijohet në ekstremitetet e jashtme, si këmbët dhe krahët”, sqaron publikimi.

Shenjat e çorapeve mund të shfaqen në këmbë edhe për shkaqe të ndryshme, si: “shtatzënia, Insuficienca venoze, problemet me veshkat, me mëlçinë, mushkëritë”. Mirëpo, sic theksohet në këshillat e Healthline.com, në këto raste shenjat shoqërohen me simptoma të tjera dhe ato nuk përmirësohen pa trajtim mjekësor. Ënjtjet e këmbëve mund të ndodhin edhe për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë ose fluturimit në avion.

Në të gjitha rastet, është shumë e rëndësishme që një person të flasë me një mjek nëse ënjtja në këmbë, duar ose zona të tjera të trupit ndodh rregullisht dhe të mos u referohet shkrimeve të portaleve. Ata gjithashtu duhet të kërkojnë këshilla mjekësore nëse simptoma të tjera shoqërojnë ënjtjen, si presioni i lartë i gjakut ose shikimi i turbullt.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img