.

.

BallinaFaktometerPa kategoriMungesa e transportit publik pengoi rikthimin e studentëve në auditore

Mungesa e transportit publik pengoi rikthimin e studentëve në auditore

Vendimi për rikthimin studentëve të viteve të treta në auditorët e fakulteteve, përveç paqartësive që lidhen me zhvillimin e procesit mësimor, bëhet thuajse i pamundur nga mungesa e transportit qytetas dhe atij ndërqytetas. Qeveria lajmëroi rinisjen e aktivitetit në 15 qershor, por operatorët e transportit publik kërcënojnë se do rpezullojnë aktivitetin nëse nuk u plotësohen disa kushte. Ndërkohë shumë studentëve u duhet të udhëtojnë me taksi që të frekuentojnë auditorët.


Pas tre muajsh pezullim, me autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë, fakultetet në vend njoftuan rinisjen e procesit mësimor për vitet e treta me qëllim zhvillimin e orëve të mbetura mësimore, konsultimeve si dhe punimeve për diplomën.

Fakuletet përgatitën strukturën dhe planin e veprimit për mbarëvajtjen e procesit mësimor në auditore.

Por, rifillimi i procesit mësimor gjeti shumë pak studentë në auditore. Përveç paqartësive mbi mënyrën se si do zhvilloheshin orët mësimore, mungesa e transportit publik është ndër arsyet kryesore që ka pamundësuar rikthimin e tyre.

Ne na lajmëruan fillimisht se pjesën e orëve të mbetura do i zhvillonim normalisht, në auditore. Pastaj na u komunikua se në fakt do zhvillonim vetëm 11 orë në javë me qëllim konsultimin e paqartësive të krijuara nga zhvillimi i mësimit online. Tani na u tha që rikthimi mbetet fakultativ, pra kush do mund të rikthehet me dëshirën e tij – i tha “Faktojes” Irma Saliaj, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Studentë të tjerë ankohen për pamundësi të përballimit të kostos si pasojë e pezullimit të transportit ndërqytetas.

E vetmja mënyrë që unë të rikthehem në auditor është përmes taksisë. Mungesa e transportit ndërqytetas do të thotë që duhet të paguaj rreth 2500 lekë të reja që të rikthehem në Tiranë. Është kosto e lartë, sidomos për ne që nuk jemi në marrëdhënie pune – shprehet Vanesa Meçaj, studente e vitit të 3-të në Fakultetin e Ekonomisë, e cila pas pandemisë u largua për në vendlindje, Fier.

Para se qeveria të shpallte datën e rinisjes së aktitivetit të transportit publik, Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas të Udhëtarëve, kërkoi krijimin e lehtësirave për këtë sektor.

Në një kërkesë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqata ngre shqetësimim se rreth 5,000 të punësuarit në 130 linjat ndërqytetase ndodhen në vështirësi, ndaj vendosi disa kushte për t’u plotësuar.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas të Udhëtarëve

Edhe pse nuk pati ndonjë përgjigje për plotësimin e këtyre kushteve Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi rinisjen e transportit publik në vend, nga 15 qershori.

Njoftimi për rifillimin e transportit publik

Pas këitij njoftimi, Shoqata e Transportit Publik,të hënën organizoi një marshim para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë duke deklaruar se në situatën aktuale nuk janë gati për rikthimin në punë me 15 qershor dhe paralajmëruan se nëse nuk u plotësohen kërkesat mund të rrisin çmimin.

Operatorët e transportit publik kërkojnë ulje të akcizës dhe të TVSH. Sipas tyre edhe kërkesa e autoriteteve për lëvizjen e urbaneve me 70% të kapacitetit nuk qëndron pasi nuk plotësohet kushti i distancimit social.

Lexo: https://faktoje.al/kryeministri-rama-deri-ne-fund-te-muajit-do-kemi-strategjine-e-re-per-transportin-publik/

Lexo dhe: https://faktoje.al/hapja-graduale-e-aktiviteteve-po-transporti-urban/

Lexo dhe: https://faktoje.al/covid-19-shkund-transportin-nderqytetas-dhe-xhepat-e-qytetareve/

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img