BallinaPremtimeMinistria e Shëndetësisë dhe kreu i qeverisë mbajnë premtimin për fishat e diabetit

Ministria e Shëndetësisë dhe kreu i qeverisë mbajnë premtimin për fishat e diabetit

ANXHELA RUÇI 

Në ditën Ndërkombëtare te Diabetit , kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, premtuan se në janar të 2018 do të niste shpërndarja e fishave të diabetit falas për 1500 fëmijë që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ishte mesi i muajt janar, kur Manastirliu lajmëroi fillimin e procesit të shpërndarjes së fishave të diabetit. Nga kërkimet në terren, “Faktoje” vërtetoi se prej 16 janarit në listën e medikamenteve të rimbursueshme, së fundmi janë shtuar dhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët nga mosha 0-18 vjeç, që do të thotë se deklarata e dhënë më herët nga kreu i ekzekutivit dhe ministrja e Shëndetësisë, është një premtim që ka nisur të mbahet.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img