BallinaFaktometerE PavërtetëMediu: Shqipëria sot vendi më i varfër në Europë dhe botë

Mediu: Shqipëria sot vendi më i varfër në Europë dhe botë

MERXHAN DACI

“Shqipëria është sot vendi më i varfër në botë”. Ishte kjo deklarata e kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu në Asamblesë Kombëtare të partisë që ai drejton më 24 janar.

Më pas, në profilin e tij në Facebook, Mediu zbardhi fjalimin e tij ku u shpreh ndryshe:
“Shqipëria është sot vendi më i varfër në Europë”.

Por, sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria nuk është vendi më i varfër as në Europë dhe as në botë.

Në Europë sipas BB, vendi me më pak të ardhura për frymë është Moldavia me 1900 dollarë në vit, ndërsa Shqipëria me 4125.
Ndërsa në rang botëror, vendi më i varfër me të ardhura për frymë është Burundi, shtet në Afrikën Lindore me vetëm 285 dollarë në vit për frymë.

Burimi: Banka Botërore

Duke u nisur nga deklarata e Mediut dhe më pas tek të dhënat e Bankës Botërore, FAKTOJE e konsideron këtë deklaratë GËNJESHTËR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img