BallinaAktivitete“Mbajtja e maskave”, as autoritetet dhe institucionet ndërkombëtare të shëndetit s’janë në një mendje

“Mbajtja e maskave”, as autoritetet dhe institucionet ndërkombëtare të shëndetit s’janë në një mendje

Pandemia “Covid-19”, përveç lajmeve të rremë po prodhon edhe qëndrime kontradiktore mes përfaqësuesve të qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare të shëndetit. Kryeministri Rama i qëndron besnik tezës se maskat nuk duhen përdorur masivisht. Nga ana tjetër Silva Bino nga ISHP deklaron të kundërtën. Gjatë një vëzhgimi “Faktoje” konstatoi se edhe institucionet ndërkombëtare përplasen në qëndrime mbi këtë temë. OBSH sugjeron mospërdorimin masiv të maskave, kurse CDC e SHBA-ve këshillon të kundërtën.


Më 18 mars, kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, përsëriti thirrjen për mospërdorimin masiv të maskave.

E kemi përsëritur vazhdimisht që për ata qe nuk janë të sëmurë, nuk janë duke trajtuar një të sëmurë apo nuk punojnë në një mjedis me shumë njerëz, maskat janë jo vetëm të padobishme, po edhe të dëmshme sepse ulin vigjilencën tonë në zbatimin e rregullave bazë!

Kryeministri Rama, duke cituar virologun italian, Fabrizio Pregliasco shtoi se maskat përdoren kot nga ata që nuk janë të sëmurë dhe se e rëndësishme është higjiena e duarve në veçanti dhe e përgjithshme në tërësi.

Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër… Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat-shtoi Rama.

Por, Dr. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë përditësimit të situatës së “Covid-19” më 7 prill, kërkoi mbajtjen e maskave edhe në daljet jashtë ambienteve të shtëpisë.

Është shumë e rëndësishme të zbatohen masat, të mbahet maskë kur shkojmë në supermarket, në mjedise të grumbulluara dhe të ruhet distancë midis njëri-tjetrit- theksoi Bino.

Por, mbajtja apo jo e maskave në përditshmëri, has në kontradita edhe mes dy institucioneve më të rëndësishëm të shëndetit, siç janë Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të SHBA-ve.

Duhet të përdorni maska vetëm kur jeni të infektuar nga “Covid-19” (sidomos kur keni kollë), ose gjendeni pranë dikujt i cili mund të jetë i prekur nga “Covid-19”. Maskat kirurgjikale mbrojtëse, mund të përdoren vetëm një herë. OBSH rekomandon përdorimin racional të maskave me qëllim parandalimin e përdorimit të panevojshëm të tyre- thuhet në seksionin e pyetje-përgjigjeve të OBSH-së, një qëndrim i cituar nga kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, Qendra Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të SHBA-ve rekomandon përdorimin e maskave edhe në daljet e përditshme e sidomos në vende me përqendrim të lartë njerëzish, një tezë që promovohet nga zonja Silva Bino e ISHP.

CDC rekomandon përdorimin e maskave në publik, atu ku masat e distancimit social janë më të vështira për t’u zbatuar (pika shitjeje apo farmaci).  CDC gjithashtu këshillon përdorimin e maskave me qëllim ngadalësimin e përhapjes së virusit si dhe për t’u lejuar njerëzve që nuk janë në dijeni se janë të infektuar, të mos infektojnë edhe të tjerët- thuhet në seksionin e këshillave të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të SHBA-ve.

Të dyja qëndrimet kanë shkaktuar ë dyja qëndrimet kanë shkaktuar çoroditje tek individët, të cilët përgjithësisht po i përdorin maska, por pa qenë të siguritë, duhet apo jo t’i përdorin.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img