BallinaAktiviteteMite në pandeminë “Covid-19”, nuk ka “teknika” që shërojnë koronavirusin

Mite në pandeminë “Covid-19”, nuk ka “teknika” që shërojnë koronavirusin

A ekzistojnë teknika që të shërojnë nga koronavirusi? Po të lexosh disa lajme që shpërndahen mes miliona përdoruesve, të krijohet ideja se kjo është e mundur. “Faktoje” verifikoi artikullin që ka bërë xhiron e rrjeteve në të katër anët e botës: “Doktori bën zbulimin e madh. Kjo teknikë ju shëron nga koronavirusi”. Por cila është historia dhe sa i vërtetë është ky lajm?


Shefi i urgjencës në Spitalin Kwins në Britaninë e Madhe, Dr. Sarfaraz Munshi ka zbuluar një teknikë sipas së cilës mund të zbutë simptomat e koronavirusit dhe t’ju shërojë nga sëmundja-thuhej në artikullin e publikuar nga një portal në Shqipëri. Artikulli që prezantohej me titullin “Doktori bën zbulimin e madh. Kjo teknikë ju shëron nga koronavirusi”, u shpërnda nga dhjetëra persona dhe mori pëlqime nga 247 në rrjetin social “Facebook”.

Screenshot, postim në facebook

Por cila është zanafilla e këtij lajmi?

Autorja britanike e sagës së botimeve “Harry Potter”, J.K.Rowling më 6 prill përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, shpërndahu videon e një mjeku nga spitali “Queens Hospital” në Britaninë e Madhe, i cili këshillonte disa teknika se si mund të kuptoje nëse ishe infektuar nga koronavirusi. Postimi i J.K.Rowling u pëlqye nga 54,800,000 persona si dhe u ripostua nga 24,500,000.

Postimi në Twitter i autores britanike, J.K.Rowling

Ju lutem shikoni këtë doktor nga “Queen Hospital”, shpjegon teknikën se si mund të kuptojmë simptomat. Në dy javët e fundit, unë kisha të gjitha simptomat e “Covid-19” (por nuk u testova) dhe përdora këto teknika që bashkëshorti im mjek më këshilloi. Jam tërësisht e rikuperuar dhe këto teknika më ndihmuan- shkruante autorja britanike, Rowling në postimin në Twitter të bashkëshoqëruar edhe nga një video e mjekut Munshi.

Postimi në Twitter i autores britanike, Rowling u raportua edhe nga mediat ndërkombëtare si “The Telegraph”, “Daily Mail”, apo “The Independent”.

Cilat janë pasaktësistë apo të pavërtetat në artikullin e publikuar nga media në Shqipëri?

Ajo që “Faktoje” konstatoiishte se transmetimi i këtij artikulli nga një kanal në tjetrin, pësoi ndryshime dhe interpretime të përmbajtjes, duke u kthyer në njësituatë të ngjashme me lojën ‘telefoni i prishur’.

  • Sarfaraz Munshi është mjek dhe jo shef urgjence.
  • Sarfaraz Munshi është mjek në “Queens Hospital” dhe jo Spitalin Kwins (Përkthim i papërshtatur).
  • Mjeku shprehet se teknikat mund të zbulojnë nëse jemi apo jo të infektuar nga “Covid-19” dhe jo të shërojnë sëmundjen.
  • Mjeku nuk pohon se teknika përdoret për pacientët që janë vendosur në terapi intensive, siç pretendohet në artikull.

Faktoje iu referua faqes zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në seksionin “mite”, ku trajtohen disa nga “teknikat” e artikullit të sugjeruar më lart. Ndër to është edhe teoria e mbajtjes së frymës për 10 sekonda.

Të jesh i aftë të mbash frymën për 10 sekonda apo më shumë pa u kollitur, nuk do të thotë se nuk je i prekur nga koronavirusisi “Covid-19” apo nga sëmundje të tjera të mushkërive”.-sqaron OBSH.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img