BallinaFaktometerPa kategoriMbi 1 mijë ndërtime në tri vite në Tiranë, 60 për qind e firmave nuk justifikojnë burimet financiare

Mbi 1 mijë ndërtime në tri vite në Tiranë, 60 për qind e firmave nuk justifikojnë burimet financiare

Gati 3 milionë metër katrorë leje ndërtimi për 1,028 ndërtesa të reja janë dhënë nga Bashkia Tiranë, sipas INSTAT në harkun kohor 2017-2019. Sipas një raporti të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në këtë periudhë kohore në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për 3 vitet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.


Shqipëria konsiderohet vend problematik për sa i përket pastrimit të parave. Raporti i Moneyval për vitin 2019 e riktheu Shqipërinë në “listen gri” të vendeve me nivel të lartë të riskut të pastrimit të parave. Mungesa e mekanizmave parandalues, efektivitetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional renditen ndër arsyet kryesore të përkeqësimit të situates.

Sipas raporteve ndërkombëtare të agjencive që monitorojnë pastrimin e parave, Tirana renditet në krye të qyteteve ku më së shumti ushtrohet ky “aktivitet”. Lidhur me pastrimin e parave në ndërtim në kryeqytet, opozita ka akuzuar kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj për lidhje dhe favorizim të personave me precedent penal.

Bashkia e Tiranës është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të pista, ndërtimet e larta s’kanë kuptim ekonomik as kuptim për strehim. 2016 viti rekord për drogë ndërsa 2017 viti për lejet e ndërtimit – akuzoi kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat më 28 shkurt 2018.

Akuzat për pastrim parash në ndërtim në kryeqytet kanë vijur nga nga e opozitës.

Erion Veliaj është i njohur tashmë që punon për një grusht njerëzish, punon për oligarkët e ndërtimit, akuzohet për kullëzimin e Tiranës dhe lidhjen me paratë e pista të drogës. Kësaj rradhe vjen nga Prokuroria italiane. Është një akuzë e rëndë për pastrimin e parave të pista të mafias italiane akuzoi Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses për shtyp, Ina Zhupa më 13 qershor 2020.

Raporti i publikuar të enjten nga Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme Norvegjeze, i titulluar “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, nxjerr në pah se nga 141 kompani që kanë marrë leje ndërtimi për ndërtesa më të larta sesa 6 kate në harkun kohor 2017-2019, 59 për qind e tyre nuk kishin kapacitetet financiare për t’i përfunduar ato. Sipas bilanceve të tyre, kompanitë kishin të ardhura minimale dhe nuk kishin as asete dhe hua dhe as kompani të lidhura, që do tu mundësonin të bënin një investim të tillë.

Sipas bilanceve të këtyre kompanive, të ardhurat e tyre ishin minimale, dhe nuk kishin prona apo kredi që mund t’i lejonte që të kryenin investime të tilla. Sipas vlerësimeve tona, afërsisht 60 për qind e kësaj vlere vinte nga para të pista, afro 240 milionë euro – thekson raporti.

Raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, thekson se për 3 vitet, 2017-2019 janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Një ekspert i pastrimit të parave në Shqipëri vlerësoi se afro 500 milion euro u pastruan përmes sektorit të pasurive të patundshme në vitin 2019 në këtë mënyrë. Duke përdorur të njëjtën llogaritje për vitin 2017 dhe 2018 rezulton përkatësisht se u pastruan 320 milion dhe 570 milion €. Kjo e çon vlerësimin total të pastrimit të parave në 2017-2019 në 1.6 miliardë euro, thuhet në raport.

Ashtu siç edhe kemi raportuar në artikujt e mëhershëm, edhe vetë sipërmarrësit në ndërtim pranojnë se sektori është tejet i rrezikuar nga pastrimi i parave.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img