BallinaPertejLejet masive të ndërtimit nuk ulën çmimin e apartamenteve në Tiranë, siç parashikoi Veliaj

Lejet masive të ndërtimit nuk ulën çmimin e apartamenteve në Tiranë, siç parashikoi Veliaj

Gati 1,5 milionë metra katrorë leje ndërtimi për 409 ndërtesa të reja u dhanë nga Bashkia Tiranë vetëm gjatë vitit të kaluar. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, më herët e argumentoi dhënien e lejeve të ndërtimit me nevojën për të ulur çmimet e apartamenteve. Ndërsa INSTAT konfirmon uljen e kostot të ndërtimit, çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten.


Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, janë miratuar gjithsej 1.044 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, 409 prej të cilave vetëm në Tiranë.

Të dhëna nga INSTAT

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, sipërfaqja totale e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 1.916.719 m2, nga të cilat 1,456,828 m2 janë dhënë vetëm në Tiranë.

Të dhëna nga INSTAT

Gjatë një takimi me banorët e Shkozës më 1 shtator 2015, kryetar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kërkoi nga ndërtuesit të ulnin çmimin e apartamenteve.

I mbajnë apartamentet bosh dhe nuk e ulin çmimin. E di që shteti nuk ia cakton dot çmimet privatit pasi jetojmë në kapitalizëm, por shteti mund të bëjë këtë: taksën e pronës ta paguajnë edhe ndërtuesit e apartamenteve të pa shitura. I bëj këtë apel ndërtuesve: nëse doni të mbani çmime stratosferike, atëherë mos kërkoni që të vazhdojnë të jepen leje ndërtimi në Tiranë,” – u shpreh Veliaj.

Në emisionin “Debat” në Cannel One në 16 prill 2019, Veliaj “argumentoi” dhënien e lejeve të ndërtimit me nevojën për të ulur çmimet e apartamenteve në kryeqytet.

Çmimi caktohet nga oferta dhe kërkesa. Fakti që çmimet po rriten, do të thotë që u dashkan dhënë më shumë leje që të rrinë stabël”, – u shpreh Veliaj.

Por, as thirrjet dhe as strategjia e dhënies së lejeve të ndërtimit, nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve të apartamenteve, përkudrazi apo vijojnë të rriten.

Banka e Shqipërisë raportoi një rritje të çmimeve të banesave me gati 14% gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019. Banesat në Tiranë, sipas Bankës së Shqipërisë u rritën me 15 për qind gjatë vitit 2019. Por, shtrenjtimi më i madh raportohet për zonat rezidenciale jashtë qytetit, ku çmimet vlerësohen të jenë rritur me 25%, raporton BSH.

Kostot e ndërtimit ulen, çmimet rriten.

INSTAT, përmes seksionit “Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa”, raporton ulje të kostos së ndërtimeve.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2019 arriti 104,1, duke shënuar ulje me 0,1 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2018” ,thuhet në raportin e INSTAT.

Të dhëna nga INSTAT

Sipërmarrësi Ylli Sula për “Monitor Ekonomi”, u shpreh se rritja e çmimit të banesave luajnë rol më shumë elementet jashtë tregut sesa ato të brendshëm.

Në shumë raste gjenden hapësira që përdoren për pastrim parash, si në investim edhe në blerje. Në qoftë se ne kemi këto çmime në rritje dhe vijim të shitjes do të thotë që fuqia blerëse ekziston, nëse kjo fuqi është e përqendruar në disa duar, janë po prapë elementë jashtë tregut”- u shpreh Sula.

Sipërmarrësi Sula shtoi githashtu se edhe pastrimi i parave ndikon në rritjen e çmimit të banesave.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img