.

.

BallinaAktualitetCovid-19Gjyq në kohën e koronavirusit, gjykata respekton kërkesën e ministres Gjonaj

Gjyq në kohën e koronavirusit, gjykata respekton kërkesën e ministres Gjonaj

VIOLA KETA

Shtetrrethimi në Tiranë ka paralizuar pothuajse gjithçka, përfshirë edhe institucionet, me disa përjashtime. Gjykatat mund të  zhvillojnë vetëm seanca për çështje ‘të karakterit të ngutshëm’ dhe masat e sigurisë. Në Gjykatën e Apelit, dje u mbajt seanca me 84 të akuzuar, procesi me më shumë të pandehur, të paktën këto 30 vitet e fundit.  Të gjithë përfituan një masë më të lehtë sigurie dhe askush nuk u la në burg. “Faktoje” siguroi foto të procesit në kushtet e koronavirusit, ku vihet re respektimi i masave ndaj COVID-19, përveç distancës mes të pandehurve!

Kush mund ta mendonte se në kohën kur grumbullimi i më shumë se 2 personave ndëshkohet me gjobë, do të mbahej një seancë gjyqi me përmasa të jashtëzakonshme për nga pjesëmarrja! Kjo ndodhi, të enjten e 19 marsit në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

“Faktoje” ishte informuar më herët se në këtë gjykatë do zhvillohej seanca me 84 të pandehur, të akuzuar për organizim dhe ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit. Të arrestuar thuajse tri javë më parë, 50 prej tyre ishin lënë në burg ndërsa 34 të tjerët, në arrest shtëpie nga gjykata e shkallws sw parw. Prokurori kishte apeluar vendimin, duke kërkuar lënien në burg edhe të ‘kontigjentit’  të liruar. Por situata mori tjetër drejtim për shkak të koronavirusit.

Në një kërkesë të datës 14.03.2020, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u kërkonte institucioneve të sistemit gjyqësor, të konsideronin shmangien e dënimeve me burg dhe masave të sigurisë me burg, brenda kornizave ligjore, nisur nga situata e krijuar.

Apeli respekton kërkesën e ministres

Seanca maratonë nisi rreth orës 09 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 16. Për aq sa ishte e mundur u respektuan masat parandaluese ndaj koronavirusit, toga shoqëruese , të pandehurit, avokatët dhe sekretaret ishin të pajisur me maska, siç tregojnë fotot e shkrepura brenda sallës së gjyqit. Ndërsa prokurori Dritan Peka dhe trupa gjykuese e përbërë nga gjyqatërt Ridvan Hado, Elona Toro dhe Asim Vokshi, kanë ruajtur distancën e këshilluar.

Të pandehurit me maska por pa distancë

Avokatë, policë

Trupi gjykues dhe prokurori pa maska

Ajo që ishte e pashmangshme ishte ruajtja e distancës mes të pandehurve në kabinën e posaçme ku kanë detyrimin të qëndrojnë gjatë seancës. Në fund të saj gjykata vendosi të lirojë nga masa me burg dhe të lerë në arrest shtëpie 50 të akuzuar, ndërsa për 34 të tjerët që ishin në arrest shtëpie u caktua detyrim paraqitje. Ky vendim sipas gyqtarëve u mor në pajtim me kërkesën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirusit.

Shifra për ‘t’u mbajtur mend’ nga gjyqi në kohën e shtetrrethimit!

Seanca e 19 marsit 2020 do të mbahet mend, përveç aplikimit të masave më të lehta edhe për “grumbullimin” që sfidoi masat për koronavirusin. Para gjykatës së Apelit, në pritje të vendimit qëndronin të paktën 50 të afërm e familjarë, të cilët bazuar në urdhrin e KLGJ  nuk mund të jenë të pranishëm në sallë.  Më shumë se 50 avokatë u paraqitën në seancën maratonë në mbrojtje të të pandehurve, të cilët shënuan numrin rekord prej 84 personash.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img