BallinaAktualitetKufizimi drastik i lëvizjes në Tiranë shton dyndjet dhe radhët

Kufizimi drastik i lëvizjes në Tiranë shton dyndjet dhe radhët

JOEL ÇELA

Kanë kaluar dy ditë nga urdhëri i qeverisë për kufizimin e lëvizjes së këmbësorëve në vetëm 6 orë në ditë, që kishte si qëllim shmangien e grumbullimeve dhe kontaktin mes njerëzve. Sipas kryeministrit Rama shtrëngimi i masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit duke e limituar qarkullimin e këmbësorëve në fashat orare 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00 do t’u mjaftonte qytetarëve për të kryer punë të ndryshme, si blerjet, transaksionet në bankë dhe gjithçka tjetër. “Faktoje” vëzhgoi gjatë paradites së sotme rezultatin e kësaj mase shtrënguese.

Rrugët nuk janë të mbipopulluara nga fluksi i qytetarëve, të cilët duket se janë ndërgjegjësuar për rrezikun që sjell prekja nga koronavirusi. Por efekti që dha reduktimi ekstrem i orarit të lëvizjes ka shtuar grumbullimet e njerëzvë në zyrat ku shërbehet në sportele si p.sh. bankat apo zyrat e postës. Edhe në tregjet e fruta-perimeve vvumë re njerëz në radhë që shfrytëzojnë orarin e kufizuar për këmbësorët. A e parandalon vërtetë përhapjen e koronavirusit një kufizim i tillë, që shton dyndjet dhe radhët e njerëzve?

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img