JOEL ÇELA
Rreziku nga koronavirusi është “tek dera” e çdo individi edhe në Shqipëri, pavarësisht se sa i frikësuar apo sa i ndërgjegjësuar ndihet ai. Në Tiranë, brenda më pak se 48 orësh udhëzimet për masat kundër COVID – 19 u kthyen në ultimatume dhe mesdita e së enjtes e gjeti kryeqytetin me lokale të mbyllura dhe pa transport publik. “Faktoje” bëri një vëzhgim pas urdhërit të qeverisë për baret e restorantet, të shoqëruar edhe me gjoba të kripura në rast të shkeljes.
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
Të mërkurën, më 11 mars, kur nuk kishin kaluar as 24 orë nga urdhëri i kryeministrit mbi marrjen e masave nga baret e restorantet për vendosjen e tavolinave 2 metra nga njëra- tjetra, doli një urdhër i dytë, mbyllja e tyre!
Ky urdhër u pasua nga një deklaratë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila paralajmëroi sanksione të forta në rast të shkeljes së urdhërit. Gjatë komunikimit për shtyp, ajo tha se subjekteve që nuk do të mbyllin aktivitetin, do t’u vendosen gjoba në masën e 20 milionë lekëve të vjetra.
Pas këtij ultimatum “Faktoje” bëri një tjetër vëzhgim, në zonat ku një ditë më parë konstatoi se si bizneset, ashtu edhe qytetarët e neglizhuan urdhërin për ruajtjen e distancës dhe mosgrumbullimin.
Lokal tek zona e ish-bllokut
Lokal tek zona e ish-bllokut
Ne shkuam në zonat me lokalet më të frekuentuara në Tiranë (gjatë ditëve të zakonshme), përkatësisht në zonën e ish-Bllokut, në rrugën e Elbasanit, tek Pazari i Ri, në pedonalen pranë Kalasë së Tiranës dhe tek sheshi Wilson. Ndryshe nga një ditë më parë, konstatuam se të gjithë lokalet ishin mbyllur.
Lokal në qendër
Lokal në afërsi të sheshit Wilson
Lokal tek zona e ish-bllokut
Kërcënimi me gjobë apo ndërgjegjësimi për rrezikun që paraqet koronavirusi, i kthyer në pandemi, ka bërë diferencën. Një shkak më pak për përhapjen e virusit.
Lokal në pedonale
Lokal në pedonale
Lokal tek zona e ish-bllokut