.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookFauci e shprehu publikisht ndryshimin e mendimit mbi përdorimin e maskave mbrojtëse gjatë pandemisë Covid-19

Fauci e shprehu publikisht ndryshimin e mendimit mbi përdorimin e maskave mbrojtëse gjatë pandemisë Covid-19

Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, publikisht ndryshoi mendim mbi efikasitetin e përdorimit të maskave gjatë pandemisë Covid-19. Pretendimi se posta elektronike e Faucit vërteton se ai e dinte që maskat mbrojtëse ishin jo efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit është nxjerrë jashtë kontekstit edhe në portalet shqiptare.

Jona Plumbi

Pas publikimit në media të mijëra emaile-ve të Anthony Fauci-t, këshilltarit kryesor mjekësor të presidentit të SHBA-së, si rezultat i Aktit për Lirinë e Aksesit në Informacion (Freedom Act), ashtu siç pritej, këto komunikime po përdoren për keqinformim në rrjetet sociale.

Një prej tyre është edhe artikulli i patriotikmedia me titullin e bujshëm “Emaili i ri i Fauci tregon se ai e dinte që maskat ishin “të paefektshme” – amerikanët kanë qenë të ekspozuar ndaj SARS-COV-2 si më maskë, si pa maskë…”.

Artikulli i “patriotikmedia” përdor si burim një postim në Tëitter të Prokurorit të Përgjithshëm dhe Senatorit amerikan në Missouri, Eric Schmitt i cili thekson faktin se Fauci në shkurt 2020 i sugjeronte një mikeshës së tij që maskat ishin jo efektive, ndërsa në prill 2020 “ai është i bindur se duhet të vendosen maska edhe pse ai nuk mund të citonte një studim të vetëm për ta vërtetuar atë.

Artikulli vion më tej duke dalë në përfundimin se “Fauci e dinte se ajo që po i thoshte publikut amerikan për maskat ishte mashtruese në rastin më të mirë.” I vetmi citim i vetë të akuzuarit për mashtrim, Anthony Fauci, mbi këtë çështje nga patriotikmedia është deklarata e tij se “Kjo është një çështje e ndërlikuar” – edhe pse disa media prestigjoze amerikane e kanë pyetur këshilltarin e presidentit amerikan mbi këtë pretendim.

Në datën 5 shkurt 2020, Fauci i dërgoi një email mikeshës së tij ku i sugjeronte të mos e mbante maskën, veçanërisht sepse ajo po udhëtonte drejt një vendi me rrezikshmëri të ulët infektimi, por më mirë t’i shpenzonte paratë në masa mjekësore si diagnoza dhe vaksina.

Në një intervistë për CNN në 3 Qershor 2021, në përgjigje të pyetjeve mbi këtë email, Fauci deklaroi se mënyra e tij e të kuptuarit ndryshoi si rezultat i informacioneve të reja lidhur me transmetimin nga persona që nuk shfaqin simptoma dhe funksionalitetit të maskave jashtë ambjenteve të spitalit.

Nëse do e kishim ditur asokohe që transmetimi i virusit vinte edhe nga njerëz që nuk shfaqnin simptoma; nëse do dinim atë që të dhënat tregojnë sot, që maskat jashtë ambjenteve të spitalit në fakt funksionojnë, gjë të cilën nuk e dinim atëherë; atëherë patjetër që po, nëse po pyet a do kishim bërë diçka ndryshe po t’i dinim këto gjëra, sigurisht që njerëzit do ta kishin bërë këtë. Është kaq e qartë.” – tha Fauci për CNN.

Është fakt që zyrtarët publikë fillimisht e dekurajuan përdorimin e maskave. Në një intervistë në 8 mars 2020 për emisionin “60 minuta” në SHBA, Fauci tregoi se “nuk ka arsye pse qytetarët të qarkullojmë me maska tani për tani”.

Por në 3 prill 2020, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – agjencia kombëtare e shëndetit publik të Shteteve të Bashkuara – filloi të nxiste përdorimin e maskave në publik. Kjo ndodhi thuajse një muaj pas shpalljes së koronavirusit si pandemi nga OBSH-ja.

Edhe pozicioni i Faucit ndryshoi pas kësaj. Në të njëjtën ditë që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) publikoi udhëzimet e reja pas zbulimit të të dhënave që tregonin se njerëzit që nuk dukeshin të ishin të sëmurë po luanin rol të madh në përhapjen e virusit, Fauci u shfaq në një tjetër televizion amerikan ku deklaroi se “njerëzit duhet të mbajnë maska në ato raste ku nuk mund të ruajnë distancën nga njëri tjetri”.

Nga ajo ditë, Fauci ka shpjeguar që rekomandimi i tij ndryshoi për shkak të mbledhjes së informacioneve mbi mënyrën si përhapet koronavirusi dhe mbi efektshmërinë e përdorimit të maskave jashtë ambjenteve spitalore.

Organizata Botërore e Shëndetit i ndryshoi rekomandimet e saj për përdorimin e maskave në qershor 2020. Në 14 korrik 2020, CDC-ja amerikane deklaroi se “maskat e pëlhurës janë mjet kritik në luftën kundër COVID-19 pasi mund të ulin ritmin e përhapjes së sëmundjes, veçanërisht nëse përdoren nga të gjithë anëtarët e komuniteteve.”

Bazuar mbi këto të dhëna rezulon se email-i i muajit shkurt 2020, dalë nga posta elektronike e Anthony Faucit, nuk vërteton në vetvete që ai e dinte që maskat ishin jo efektive kur rekomandoi përdorimin e tyre.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img