Pretendimi: Elon Musk, pronari i X ka bllokuar llogarinw e aktorit Robert De Niro
Verdikti: E pavërtetë
Një postim i fundit në Facebook pretendon se Elon Musk ka bllokuar përfundimisht aktorin Robert De Niro nga platforma X, në pronësi të tij.
Në postim thuhet “Elon Musk ndalon përgjithmonë Robert De Niron nga X, deklaron “Nuk ka vend për prezencën e tij të zgjuar.”
Kjo bllokadë ndaj Robert De Niros, fitues dy herë i Çmimeve Oscar, pretendohet se është pasojë e qëndrimeve kritike të tij ndaj Donald Trump, kandidatit të mbështetur nga pronari i platformës sociale X.
Përkundër pakënaqësive që mund të ketë miliarderi Musk, ai nuk mund të bllokojë llogarinë e Rober De Niros. Kjo sepse aktori nuk ka njw llogari personale nw kwtw platformw.
Një përfaqësues i De Niros konfirmoi për kolegwt e verifikimit tw fakteve tw USA TODAY se aktori nuk ka një prani personale ose zyrtare në asnjë prej platformave sociale.
Duke verifikuar më tej këtë lajm, zbulojmë se pretendimi ka nisur të shpërndahet nga një screenshot i një llogarie të pezulluar në X, i cili pretendonte se i përkiste Robert De Niros. Por, kjo llogari nuk ka asnjë lidhje me aktorin dhe duhet të jetë hapur qëllimisht nga dikush që ka bërë ndonjë shaka apo ka tentuar të krijojë lajmin e rremë për një hakmarrje të Musk ndaj kritikuesit të Trump.
Ky rast tregon rëndësinë e verifikimit të informacionit përpara se të besohet dhe shpërndahet.