.

.

BallinaAktualitetCovid-19Disa politikanë “harruan” masat kundër Covid-19, e vërtetojnë e rrjetet e tyre sociale

Disa politikanë “harruan” masat kundër Covid-19, e vërtetojnë e rrjetet e tyre sociale

Distancimi fizik konsiderohet nga Ministria e Shëndetësisë si një ndër masat më efektive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit “Covid-19”. Fushata e ndërgjegjësimit përmes broshurave, deklaratave televizive apo thirrjeve me megafon kanë qene pjesë e të përditshmes për qytetarët shqiptarë, por disa politikanë bënë dallimin. Jo vetëm nuk respektuan këto masa, por shpesh “promovuan” në profilet e tyre në rrjetet sociale shkeljen e kryer.


Shpërthimi i pandemisë “Covid-19” bëri që qytetarëve t’u kufizohej një ndër të drejtat themelore, siç është ajo e lëvizjes. Por, jo të gjithë i respektuan masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Më shumë se 4 mijë qytetarë u gjobitën e disa u proceduan edhe penalisht, që mga fillimi i pandemisë.

Ndër ata që thyen masat e parashikuara në Aktin Normativ me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë “Covid-19” ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Me Tedin sot në Çepan, dhe së shpejti në Blush”, shkruante presidenti Meta në një postim në
rrjetin social “Facebook” më 26 prill të shoqëruar edhe me një foto me këshilltarin mediatk, Tedi Blushi.

Presidenti Meta së bashku me këshilltarin mediati, Tedi Blushi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte ndër politikanët që shkeli rregullat e distancimit fizik. Më 9 maj, në një postim në rrjetin social “Facebook”, Lleshaj i shoqëruar edhe nga zyrtarë të Policisë së Shtetit postoi pamje nga mali i Erzenit.

Për ta kuptuar mrekullinë e lumenjve që na ka dhuruar Zoti, duhet të shkojmë në burim të tyre. Ne shkuam lart në mal, në burimin e Erzenit, për të nisur prej aty, përgjatë rrjedhës së tij, një udhëtim drejt grykëderdhjes, shkruan Lleshaj në postimin e bashkëshoqëruan nga fotografi me zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Lleshaj dhe drejtori i Policise së Shtetit, Veliu

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ishte ndër zyrtarët që shkeli rregullat e “Covid-19”. Më 5 maj, Veliaj postoi në Facebook një video teksa i dorëzonte shtëpinë e re një familjeje në Pezë-Helmës.

Jam shumë i lumtur sot që familja Lami në Pezë-Helmës, u fut në shtëpinë e re“, shkruante Veliaj.

Por, siç edhe shihet, distancimi fizik “mungon”.

 

Kryetari i Bashkisë Tiranë, në Pezë-Helmës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjithashtu theu masat për “Covid-19”. Por ndryshe nga “të tjerët” Basha u ndëshkua me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit.

“Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbyllur të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″ Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit të datës 14 maj.

Ndër politikanët që thyen rregullat për pandeminë “Covid-19” e më pas u gjobit, ishte edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi së bashku me ish-deputetët Petrit Vasili, Endrit Brahimllari, Edmond Spaho, Luan Rama, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu, pas grumbullimit te godina e Teatrit Kombëtar.

Kryetarja e LSI-së së bashku me disa ish-deputetë te sheshi i Teatrit Kombëtar

Por, paradoksalisht, edhe institucioni mbarvajtës i situatë së krijuar si pasojë e pandemisë “Covid-19”, Policia e Shtetit i theu rregullat e distancimit fizik. Më 15 maj, Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana, Drejtori i Policisë së qarkut Kukës dhe shefi i komisariatit të Policisë së Tropojës organizuan një mbledhje me kryepleqtë e fshatrave.

Struktura të Policisë së Shtetit, mbledhje në Tropojë

Siç edhe vërehet nga pamjet e mësipërme, rregullat e vendosura në referim të pandemisë “Covid-19” nuk janë zbatuar rigorozisht nga politikanë apo zyrtarë të institucioneve shtetërore.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img