BallinaAktualitetCovid-19E shtuna në Tiranë, sikur pandemia të mos kishte ekzistuar

E shtuna në Tiranë, sikur pandemia të mos kishte ekzistuar

Paralajmërimi i fundit  nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu  për qytetarët të  cilët  shkelin masat  mbrojtëse  në kuadër  të pandemisë duket se nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm.

 

“Ekspertët tanë e kanë thënë që në krye të herës. Faza e lehtësimit merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve. Plani i lehtësimit të masave varet vetëm nga bashkëpunimi me ju. Është e vërtetë që ndëshkimet nuk janë zgjidhja, por është po aq e vërtetë se nuk mund të penalizohet një popull i tërë nga një pakicë, veprimet e së cilës mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme”, tha Manastirliu.

Në një vëzhgim  që “Faktoje” bëri ditën e shtunë në rrugët  e kryeqytetit u pa se qytetarët  po i rikthehen me të njëjtën shkujdesje aktiviteteve, sis përpara pandemisë. Rrugët ishin mbushur plot e  po ashtu edhe  parqet, tregjet dhe sheshi “Skënderbej”

Pamje nga  Pazari i Ri

Sheshi Skënderbej

Gjatë tre ditëve të fundit në Tiranë numri i personave të infektuar me Covid-19 u katërfishia në krahasim me ato të mëparshmet. Të enjten dhe të premten u shënuan nga 18 të infektuar të rinj, në krahasim me 4 që u identifikuar në ditët e fillimit të javës. Këtë të shtunë, numri i të personave pozitiv ndaj testit ishte 17, duke çuar në 933 numrin total të të prekurve që prej 9 marsit.  Pavarësisht përditësimeve të ISHP dhe thirrjeve për më shumë kujdes në respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, padurimi I qytetarëve për shkak të karantinës I ka kaluar kufijtë, sidomos tani që koha është ngrohur.

Pamjet nga liqeni Artificial  tregojnë forca të policisë që kanë bllokuar hyrjen  për ata që tentojnë të  hyjnë,  por nuk i ndalon që ata të shëtisin përreth kësaj zone.

Tani mbetet për t’u parë si do të jetë sjellja e qytetarëve me hapjen e bareve dhe restoranteve, për të cilët janë vendosur rregulla strikte për distancimin dhe mënyrën e shërbimit gjatë kohës së pandemisë. A do t’i përshtatemi dot rregullave të reja?

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img