.

.

BallinaPremtimeDisa nga premtimet e parealizuara nëpërmjet të cilave është marrë vota ndër vite

Disa nga premtimet e parealizuara nëpërmjet të cilave është marrë vota ndër vite

Politikanët, krahas deklaratave të gënjeshtërta nuk ngurojnë të thyejnë edhe premtimet e dhëna, si gjatë fushatave zgjedhore ashtu edhe në pjesën tjetër të vitit. Disa nga premtimet e pambajtura përgjatë viteve që lamë pas, “Faktoje’’ i risjell në vëmendje të grupuara në disa kategori kryesore.

“Rruga” që disa politikanë zgjodhën për të ardhur në pushtet, ishin premtimet për ndërtimin e rrugëve.

  • Prej dekadash dibranët presin që të vijnë në Tiranë për më pak se një orë. “Rruga e Arbrit”, projekti që do t’ua bënte realitet këtë ëndërr ende nuk ka marrë jetë. Dy vitet e fundit për këtë rrugë të shtyrë deri në pafundësi ka pasur dhjetëra premtime të pambajtura dhe gënjeshtra. LEXO TË PLOTË
  • Aksi rrugor Qukës –Qafë Plloçë i gjatë 43,4 km, prej shumë kohësh nuk po mbaron së ndërtuari edhe pse ka 10 vjet që premtohet. Ndërtimi i kësaj rruge pritet të sjellë më afër zonën e juglindjes me Tiranën. LEXO TË PLOTË
  • Nëse çdo vit do të shtrohej 3.6 km rrugë, në vitin 2018 Fieri do të ishte me një By-pass të ri dhe funksional, por ende sot po premtohet se pranvera e 2019-s do ta gjejë Fierin me rrugë të re. LEXO TË PLOTË
  • Shumë i përfoluri Bypass-i i Vlorës duhet të kishte nisur punimet me fillimin e muajit shtator 2018, gjë e cila nuk ndodhi jo më pak se përpara nëntorit të të njëjtit vit. Prej dy vitesh punimet në këtë rrugë kishin mbetur pezull për shkak të zvarritjes së tyre nga firma “Serenissima”, ndërsa Autoriteti Rrugor ndërpreu kontratën. LEXO TË PLOTË
  • Pranvera që po vjen, shënon 8 vite punë për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Qeveri të ndryshme kanë bërë një sërë premtimesh për përfundimin e saj, por segmenti ende nuk është hapur i plotë. LEXO TË PLOTË

Arsimi është fusha ku është “luajtur” me premtime nga të gjitha qeveritë, madje disa prej zyrtarëve kanë dhënë premtime të cilat as ata vetë nuk i besonin e jo më t’i realizonin.

  • Gjatë fushatës zgjedhore kur Rama kërkonte një mandat të dytë qeverisës premtoi arsim të lartë falas, por kur kaluan 15 muaj në qeverisjen e re, kryeministri e tha me zë dhe figurë se “arsim të lartë falas nuk ka”. LEXO TË PLOTË
  • Karta e Studentit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një prej “kartave” me të cilën disa prej kandidatëve për Bashkinë e Tiranës kanë luajtur dhe vazhdojnë t’a bëjnë fuqishëm përballë elektoratit studentor. Që prej viti 2011 deri në vitin 2018 studentëve u është premtuar vazhdimisht ky shërbim, nga të gjithë kryetarët e bashkive në fuqi po fatkeqësisht asnjëherë i realizuar.  LEXO TË PLOTË
  • Protesta e studentëve riktheu vëmendjen tek një premtim që ndoshta u duk sikur ishte harruar; financimi i arsimit në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky premtim jo vetëm që nuk u mbajt, por të dhënat janë jopremtuese për një arsim cilësor dhe të mirëfinancuar. LEXO TË PLOTË

Fenomeni i mosmbajtjes së premtimeve shtrihet përveç metropolit edhe në qytete të tjera të vendit, ku janë të përfshirë zyrtarë të pushtetit lokal dhe atij qendror.

  • Një nga premtimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi, por ndryshe nga sa  premtonte, për 3 vite ka dhënë plot 171 leje ndërtimi për godina më shumë se njëkatëshe dhe për pallate në zona të ndryshme të Tiranës. LEXO TË PLOTË
  • Idetë për restaurimin e Kalasë së Libohovës datojnë që nga viti 2013. Në atë kohë u fol për një projekt restaurimi që nuk dihet pse nuk është kryer. Gjatë kohës që ishte ministre e Kulturës, ajo premtoi disa herë restaurimin e kësaj kalaje por ky monument kulture është akoma pa restaurim. LEXO TË PLOTË
  • Dhjetori që lamë pas do ta gjente Përmetin me ujësjellës të ri, të paktën kështu premtoi Damian Gjiknuri me një postim në twitter. Dhjetori i 2018 kaloi, por edhe ai i 2019 mesa duket përsëri pa ujësjellës do ta gjejë qytetin e vogël jugor. LEXO TË PLOTË
  • Një shëtitore vetëm për pushuesit, pa shitës ambulantë. Kështu e kishte planifikuar Bashkia Lezhë shëtitoren e Shëngjinit. Edhe verën e 2018, situata ishte po e njëjtë në trotuarin e qytetit bregdetar, në të njëjtin vend ku pushuesit shëtisnin, shitësit ambulantë bënin pazar lirshëm . LEXO TË PLOTË

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img