BallinaPremtimeGjiknuri: Brenda vitit përfundon investimi për ujësjellësin e Përmetit

Gjiknuri: Brenda vitit përfundon investimi për ujësjellësin e Përmetit

ANXHELA RUÇI

Një nga problemet historike të vendit tonë ka qenë furnizimi 24 orë me energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Ndërsa e para ka shkuar pothuajse drejt zgjidhjes, shumë qytete dhe fshatra në Shqipëri, edhe pse me burime të pasura ujore, vuajnë ende furnizimin me ujë pasi jo vetëm që nuk e marrin këtë shërbim gjatë gjithë kohës, por disa zona nuk kanë as infrastrukturën që e mundëson një gjë të tillë.

Në muajin shtator, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, lajmëroi banorët e qytetit të Përmetit se brenda këtij viti do të garantohej furnizimi me ujë të pijshëm.


Jemi në ditët e fundit të vitit 2018, por premtimi i dhënë nga ministri Gjiknuri nuk është mbajtur. Kjo konfirmohet për “Faktoje” nga vetë Bashkia Përmet, e cila në komunikimin e saj sqaron se investimi për ujësjellësin e qytetit vazhdon dhe se afati përfundimtar është maji i vitit 2020, pra ende nuk ka përfunduar. Kështu që qytetarët e Përmetit duhet të presin edhe një vit e gjysmë për premtimin e dhënë nga Damian Gjiknuri.

Vlera e investimit për Ujësjellës – Kanalizime në Bashkinë Përmet ka vlerën e 583 milionë lekëve dhe sipas ministrit do të jetë në shërbim të 9700 banorëve.

Nëse premtimi i Damian Gjiknurit për furnizimin e Përmetit me ujë të pijshëm brenda vitit do të ishte mbajtur, sot qyteti jugor nuk do të priste vitin 2020 që investimet të përfundonin. Na vjen keq z.Gjiknuri, por sapo e shtuat listën e PREMTIMEVE TË PAMBAJTURA në postin e ministrit të Infrastukturës dhe Energjisë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img