BallinaPremtimeKarta e Studentit si “kartë” për t’u marrë votat studentëve

Karta e Studentit si “kartë” për t’u marrë votat studentëve

INVA HASANALIAJ & MERXHAN DACI

Karta e Studentit nuk është gjëja më e rëndësishme, nuk është bërë po do bëhet. Duhet të ketë një gjë që nuk bëhet përderisa nuk është bërë në 20-vjet”. Kështu tha në Top Show, kryeministri Rama në 11 dhjetor kur u pyet nga studentët se përse Karta e Studentit mbetet akoma një premtim i pambajtur.

Ai e nënvlerësoi këtë kërkesë të studentëve madje duke shtuar se atë duhet ta kishte bërë universiteti ndërkohë që ka vite që pritet të kryhet nga bashkitë.

Parimisht Karta e Studentit bëhet për t’u mundësuar studentëve të qyteteve ku ka universitete publike, ofrimin e produkteve ose shërbimeve me ulje çmimi apo me kushte të favorshme nga veprimtaritë e biznesit që përfshihen si partnerë.

Çdo student i institucioneve të arsimit të lartë të qyteteve përkatëse i cili është në moshën nga 18 vjeç deri 28 vjeç, mund të aplikojë për përfitimin e kartës.

Politika dhe “karta” e tyre për studentët

Karta e Studentit ka qenë dhe vazhdon ende të mbetet një prej “kartave” me të cilën disa prej kandidatëve për Bashkinë e Tiranës kanë luajtur dhe vazhdojnë t’a bëjnë fuqishëm përballë elektoratit studentor. Megjithatë këtë herë, janë studentët të cilët e kanë kërkuar këtë gjë si një  prej pikave të dokumentit që i është dërguar Kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

8 prill 2011 kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha numëroi në mesin e premtimeve elektorale të asaj kohe edhe Kartën e Studentit e cila do të ofrohej për rreth 80-mijë studentët e Tiranës.

Transport falas, tarifa zero apo të reduktuara në një sërë shërbimesh, si teatro, kinema, opera, por edhe në dyqane ushqimore”, deklaroi Basha në atë kohë.

Basha e mbaroi mandatin e tij 4-vjeçar në krye të Bashkisë Tiranë por karta e studentit mbeti një premtim elektoral.

11 qershor 2015 Erion Veliaj, kandidati i mazhorancës socialiste për Bashkinë e Tiranës,  zhvilloi një takim me të rinjtë e kryeqytetit ku deklaroi se brenda vitit të parë të qeverisjes së bashkisë do të bënte të mundur për studentët kartën e studentit.

Bashkia do të emetojë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve, një kartë studenti për Bashkinë e Tiranës e cila do të mundësojë aksesin me discount në të gjitha institucionet publike, e kam fjalën për muzetë, bibliotekat gjithashtu do të krijojmë një rrjet bashkëpunëtorësh me institucionet private ku të kemi kinematë me discount ose akses në qendra të ndryshme që ofrojnë akses për studentët me discount, përfshi këtu edhe transportin publik“, thoshte Veliaj asokohe.

Edhe mandati i Veliajt në krye të bashkisë po mbaron teksa zgjedhjet lokale po afrohen por karta e studentit mbeti thjesht një premtim për të marrë votat e studentëve.

Nëse studentët shqiptarë do të kishin “fatin e mirë” të zotëronin një kartë si ajo e shumë  bashkëmoshatarëve të tyre jashtë vendit, ajo do të mund të dukej kështu:

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img