Forcimi i gazetarisë fact-checking
- Arsimi para dhe pas Covid-19: Fakte të thelluara
 - Lufta kundër dizinformimit dhe zhvillimi i medias në Shqipëri
 - Nxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartë
 - Qendra Kundër Dezinformimit e Ballkanit Perëndimor
 - Rindërtimi dhe pandemia në Shqipëri: Fakte dhe të dhëna
 - Rritja e kapaciteteve për fact-checking mbi çështjen integrimit në BE
 - Unë bëj Fact-Checking!
 - YOUTH RAP
 
Faktoje, e vetmja qendër mediatike e Verifikimit të Fakteve në Shqipëri, prej gushtit të vitit 2021 zbaton projektin “Forcimi i gazetarisë Fact-Checking në Shqipëri” që mbështetet nga programi MATRA i Ministrise së Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulta.
Përmes këtij projekti synohet rritja e bashkëpunimit, por edhe rritja e kapaciteve të gazetarëve si dhe e institucioneve përgjegjëse, mbi zbatimin e ligjit për të Drejtën e Informimit. Ky projekt synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e funksionarëve publikë, si dhe të fuqizojë qytetarët dhe të nxisë debatin publik.
Ekipi i gazetarëve të Faktoje në bashkëpunim me kolegë dhe ekspertë, do të verifikojë deklarata dhe premtime nga zyrtarët publikë dhe ligjvënësit, që i përkasin të gjithë spektrit politik.





