BallinaProjekteForcimi i gazetarisë fact-checkingNis puna për Aeroportin e Vlorës, por mbetet i pasqaruar ndikimi në mjedis

Nis puna për Aeroportin e Vlorës, por mbetet i pasqaruar ndikimi në mjedis

Punimet për Aeroportin e Vlorës, projekti  me vlerë 86 mln euro , nisi në 28 nëntor siç u zotua kryeministri disa javë më parë, ai që ngre pikëpyetje është aspekti mjedisor.  Dy ministri, ajo e Infrastrukturës dhe e Mjedisit, i kanë konfirmuar Faktojes se projekti i aeroportit Vlorë, është në gjurmën e zonës së mbrojtur të Nartës, ndryshe nga ç’ka deklaruar Ministri Blendi Klosi. Nga ana tjetër edhe një grup ekspertësh ka ngritur dyshime mbi studimin e ndikimit mjedisor të projektit, pak ditë para se të nisë puna në kantier.

Përmes një postimi në Facebook  në datën 28 tetor Kryeministri Edi Rama u zotua se në datën 28/11/2021 do të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

*Postimi I bërë nga Kryeministri Rama 28/10/2021

Më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që parashikohet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i treti aeroport ndërkombëtar në vend, pas atij të Tiranës dhe Kukësit. Konsorciumi fitues do të ketë të drejtën e operimit për 35 vjet të pistës së aeroportit, ndërsa vlera e parashikuar e projektit është rreth 86 milion euro.

*Pjesë nga të dhënat e tenderit të shpallur për Aeroportin e Vlorës

Faktoje shkoi në terren në datën 26/11/2021 katër ditë përpara afatit të vendosur nga kryeministri Rama, për të verifikuar situatën dhe pamë se kantieri ishte hapur, gati për të nisur punimet.

*Pamje nga kantieri në Akërni, ku do të ndërtohet aeroporti i ri 26/11/2021

*Pamje nga kantieri në Akërni, ku do të ndërtohet aeroporti i ri 26/11/2021

Të dielën e 28 nëntorit, kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook njoftoi nisjen e punimeve në kantier për aeroportin e Vlorës.

*Postimi i kryeministrit Rama 28/22/2021

Aeroporti mes kundërshtimeve

 

Territori pranë fshatit Akërni në Vlorë ku pritet të ndërtohet aeroporti u shpall në vitin 2004 Zonë e Mbrojtur e kategorisë së pestë, “Peizazh i Mbrojtur”. Shtrirja e investimit brenda saj ka ngjallur kundërshtimin e organizatave mjedisore.

Përgjatë muajit shkurt  2021 rreth 36 organizata mjedisore në Shqipëri dhe vendet fqinje të Ballkanit i drejtuan një letër të hapur qeverisë shqiptare ku shprehnin kundërshtimin e projektit. Daljet mediatike të kryeministrit dhe ministres së infrastrukturës kanë qenë të vetmet burime informacioni mbi detajet e projektit që përflitej që prej tetorit të vitit 2018.

Në datën 05/02/2021 Faktoje pyeti Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit nëse aeroporti do të ndërtohej në zonë të mbrojtur dhe si do të procedohej në këtë rast:

*Kërkesa për informacion dërguar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit nga Faktoje.al

Në përgjigjen zyrtare mësuam se vetë ky institucion (Ministria e Mjedisit) nuk ishte përfshirë zyrtarisht në ndonjë projekt zhvillimor të aeroportit. Por nga ajo çfarë ishte komunikuar në rrugë verbale gjurma në të cilën ishte vendosur ndërtimi i këtij aeroporti ndodhej brenda peizazhit të Mbrojur “Vjosë-Nartë”

*Përgjigjja nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për Faktoje.al

Të njëjtën kërkesë për informacion dërguam disa ditë pas edhe Ministrisë së Energjisë dhe Transportit.

*Kërkesa për information dërguar Ministrisë së Energjisë dhe Transportit  nga Faktoje.al

Në përgjigjen e tij ky institucion na informon se zona ku do të ndërtohet aeroporti rrethohet nga një zonë e mbrojtur.

*Përgjigje e Ministrisë së Energjisë për Faktoje.al

Për sa I përket Vlersimit të Ndikimit në mjedis Ministria nuk jep një përgjigje të saktë nëse kompania ka dorëzuar apo jo një të tillë por na citon ligjin në fuqi.

*Përgjigje e Ministrisë së Energjisë për Faktoje.al

Në një deklaratë për shtyp ish-ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi tha se projekti i saj për të ndërtuar aeroportin e Vlorës nuk prek zonën e mbrojtur të Nartës, por përkundrazi i jep zhvillim turizmit dhe gjithë qarkut. Ministri tha se në thelb projekti parashikon investim në zonën ku dikur ka qenë aeroporti i vjetër dhe po shikohen mundësitë që projekti të respektojë rregullat për mjedisin. Ndërkohë vet institucioni që ministry Klosi drejtonte në atë përiudha ka deklaruar për Faktoje se aeroporti do të ndërtohet brenda brenda peizazhit të Mbrojur “Vjosë-Nartë”

*Përgjigja nga minsitria e Turizmit për Faktoje.al

Tre ditë përpara nisjes së punimev për këtë aeroport 20 organizata të shoqërisë civile mjedisore dhe ekspertë deklarojnë kundërshtinë në lidhje me vendimin e KKT-së referuar lejes së zhvillimit të aeroportit të Vlorës. Në një prej pikave të cilat ata shprehin kundërshtinë është edhe studimi I vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) ku sipas tyre është analizë jo-transparente dhe shkencore.

*Pjesë nga deklarata publike e organizatave

“Grupimi i organizatave dhe ekspertëve, i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që të mos e miratojnë këtë raport thellësisht të pasaktë dhe klientelist. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje të ndërmarren proçeset e detyrueshme ligjore, që parashikohen nga legjislacioni vendas dhe ndërkombëtar për zona të kësaj rëndësie, në mënyrë që të mos cënohet integriteti ekologjik i këtij ekosistemi natyror të mbrojtur.”-shkruhet në deklaratën e  tyre.

 

LEXO EDHE:

Projekti për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës “fluturon” për vitin tjetër

Avionët në qiell, Aeroporti i Vlorës ende në baltë

Balluku: Brenda verës rihapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img