.

.

BallinaPremtimeTë pambajturaBilanci zhgënjyes i Bashkisë Tiranë, vetëm 52 shtëpi të rindërtura nga 870 të premtuara

Bilanci zhgënjyes i Bashkisë Tiranë, vetëm 52 shtëpi të rindërtura nga 870 të premtuara

Rindërtimi i banesave individuale, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 do përfundonte brenda muajit nëntor 2020, sipas një premtimi të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Nga një verifikim i “Faktoje”, bazuar në të dhënat zyrtare që jep vetë insitucioni i bashkisë, vetëm 52 shtëpi individuale kanë përfunduar së rindërtuari, nga 870 planifikuara. Nga ana tjetër 1600 familje janë në pritje të procesit të zvarritur për ndërtimin e pallateve, ku ndërtimi ka nisur vetëm në një lagje të Tiranës.


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, më 26 korrik 2020 deklaroi se puna për rindërtimin e shtëpive individuale, kryesisht në zonat e fshtrave, të dëmtuara nga tërmeti po ecte me shpejtësi dhe se brendamuajit nëntor do përfundonin.

“Jam shumë entuziast që kemi hapur tre kantiere të reja; kështu do të vazhdojmë në çdo lagje, nga 3-4, në varësi të shtëpive të dëmtuara. Do t’u rrimë te koka përditë, çdo kantieri, derisa të shohim që u bë edhe shtëpia e fundit. Porosia e Kryeministrit është që para se të mbushet viti nga tërmeti i nëntorit, të kemi mbaruar të gjitha shtëpitë individuale. Në gjithë Tiranën do të bëjmë 870 shtëpi, pastaj në vjeshtë nisim me pallatet, të cilat marrin pak më shumë kohë, sepse edhe sistemimi, analiza dhe studimi duan më shumë kohë” – u shpreh Veliaj teksa inspektoi hapjen e themeleve për tre shtëpi të reja në Farkë të Vogël.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në Farkë të Vogël, 26.07.2020 / burimi: Tirana.al

Si ka ecur rindërtimi i banesave individuale në Tiranë?

Më 4 nëntor 2020, “Faktoje”, me anë të një kërkese për informacion pyeti në Bashkinë Tiranë lidhur me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë

Ndonëse përgjigjja duhej të jepej brenda 10 ditësh pune, sipas parashikimit të ligjit “Për të drejtën e informimit”, Bashkia Tiranë raportoi informacionin vetëm pas ankimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Në përgjigjen e datës 7 dhjetor 2020, Bashkia Tiranë raporton se 52 banesa individuale kanë përfunduar së rindërtuari, ndërsa po vijon të punohet në 502 të tjera. Pjesa e mbetur që plotëson numrin total prej 870 banesash janë ende në process dokumentacioni.

Screenshot nga përgjigjja e Bashkisë Tiranë, 07.12.2020

Rindërtimi i banesave kolektive në vendnumëro!

Me ritme edhe më të ngadalta po ecën rindërtimi i banesave kolektive, kryesisht ndërtesa shumëkatëshe në zonat urbane të Tiranës. Sipas të dhënave të raportura nga Bashkia Tiranë, në zonat urbane janë mbi 90 banesa shumëkatëshe (pallate) të cilat duhet të rindërtohen nga e para, pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas më shumë se 1 viti nga tërmeti i 26 nëntorti 2019, 1600 familjet e mbetura pa shtëpi presin të hyjnë në apartamentet e premtuara.

Përgjigje nga Bashkia Tiranë lidhur me rindërtimin e banesave kolektive

Përveç dëmtimeve në shkallë të pariparueshme, në Tiranë u dëmtuan edhe më shumë se 7100 familje të tjera në shkallët DS1, DS2 dhe DS3, të cilat janë përfituese nga fondet e rindërimit.

Përgjigje nga Bashkia Tiranë lidhur me dëmshpërblimet nga tërmeti

Pohimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë se brenda muajit nëntir 2020 do përfundonte rindërtimi i banesave individuale, do e kategorizojmë si “Premtim të pambajtur”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img