BallinaRajoni përmes fakteveRiciklohet premtimi për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, që duhej të ishte gati në 2018-n

Riciklohet premtimi për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, që duhej të ishte gati në 2018-n

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin angazhuar për ndërtimin linjës së interkonjeksionit 400 kV, që n vitin 2015 dhe zbatimi i projektit duhej të kishte përfunduar në 2018-n. Nga verifikimi i Faktoje, jo vetëm që projekti nuk është realizuar por ai është risjellë si premtim nga ministrja aktuale e energjisë, Belinda Balluku.

Më 11dhjetor të vitit 2015 Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut Bekim Neziri, firmosën në takimin e mbajtur në qytetin e Strugës, Memorandumin për Bashkëpunim në Sektorin e Energjisë.

Ata theksuan kushtet e favorshme të të dy vendeve për zgjerimin e bashkëpunimit në energji, duke shfrytëzuar pozicionin gjeografik, por edhe marrëdhëniet tradicionale mes tyre. Shqipëria dhe Maqedonia, sipas nënshkruesve e ishin të garantuar financimin dhe brenda vitit 2017 do të fillonte ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kilovoltëshe Elbasan-Manastir.

“Projekti është duke ecur me të njëjtin ritëm në të dyja anët e kufirit. Besoj se deri në vitin 2017 do të fillojë ndërtimi konkret i kësaj linje, për t’u vënë në funksion në vitin 2018. Mjetet financiare për realizimin e këtij projekti janë siguruar nga të dyja shtetet, ndaj projekti do të marrë vetëm kohën e tij për t’u kompletuar”- u shpreh Z.Gjiknuri.

Çfarë është bërë 5 vite pas kësaj deklarate?

“Faktoje” vendosi të komunikojë me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës për të mësuar se çfarë është bërë me linjën e interkonjeksionit.

Në përgjigjen e kthyer nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, mësuam se projekti është ende në fazën e tenderimit.

Në hapin e radhës Faktoje u përpoq të kontaktojë me palën maqedonase të cilës i dërguam dy kërkesa për informacion, përktësisht Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transportit të Maqedonisë së Veriut.

Ka kaluar një muaj nga data e dërgimit të këtyre kërkesave dhe ende nuk kemi përgjigje nga pala e Maqedonisë së Veriut.

Hapi i radhës që Faktoje ndoqi ishte kontrolli në terren. Ne udhëtuam në Elbasan, por nuk gjetëm asnjë pikë të re për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV. E vetmja pikë ishte nënsatcioni ekzistues i energjisë elektrike të qytetit të Elbasanit.

*Nënstacioni elektrik Elbasan

Nga kërkimet tona të mëtejshme për ndërtimin e kësaj linje, gjetëm edhe një deklaratë të artikuluar publikisht nga Ministja aktuale e Energjisë dhe Transportit Belinda Balluku, e cila njofton  se projekti I radhës  do të jetë linja Elbasan-Bitola (Manastir), i njëjti që u premtua në 2015-n, nga paraardhësi i saj Damian Gjiknuri dhe që sipas atij zotimi duhej të ishte vënë në funksion.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img