Pretendimi: Një flamur i zi është ngritur mbi Shtëpinë e Bardhë duke simbolizuar “braktisjen e anijes”

Verdikti: Mungon konteksti

Ngritja e një flamuri të zi në Shtëpinë e Bardhëlajmërohet në rrjetet sociale si një simbol i ngjarjeve të rënda në brendësi të zyrave presidenciale në ShBA. Në 24 dhjetor, në ditët kur presidenti Biden po përgatitet të dorëzojë pushtetin tek presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ky zhvillim, që njoftohet si simbol I  “braktisjes së anijes”, ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e ndjekësve në Facebook.

Megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Në të vërtetë ky flamur i zi dhe simbole të bardha është ngritur mbi Shtëpinë e Bardhë këtë shtator të 2024 për të 34 vit rradhazi.

Ideja fillestare për një flamur kombëtar që të kujtonte ushtarët amerikanë të humbur në luftë u propozua në vitin 1971 nga Michael Hoff, gruaja e një oficeri të ushtrisë amerikane, që ishte shpallur i zhdukur gjatë Luftës së Vietnamit.

Imazhi në të bardhë dhe të zezë i një siluete njerëzore dhe një kullë vrojtimi, u dizajnua nga Newt Heisley, një ish-pilot i Luftës së Dytë Botërore.

Në fund të Luftës së Vietnamit, më shumë se 2,500 ushtarë ishin shpallur nga Departamenti i Mbrojtjes si të Burgosur të Luftës (POW-Prisoners of war) ose të Zhdukur në Aksion (MIA-Missing in action). Në vitin 1979, ndërsa familjet e të zhdukurve kërkonin llogaridhënie të plotë, Kongresi dhe presidenti shpallën Ditën Kombëtare të Njohjes së POW/MIA për të vlerësuar shqetësimet e familjeve dhe për të simbolizuar vendosmërinë e popullit amerikan për të mos harruar kurrë burrat dhe gratë që dhanë lirinë e tyre për të mbrojtur tonën.

Tre vjet më vonë, në vitin 1982, flamuri POW/MIA u bë flamuri i vetëm, përveç yjeve dhe shiritave, që u ngrit mbi Shtëpinë e Bardhë në Washington, D.C. Më 10 gusht 1990, Kongresi miratoi Ligjin Publik Amerikan 101-355, duke e shpallur flamurin POW/MIA: “Simbol i shqetësimit dhe angazhimit të Kombit tonë për të zgjidhur sa më plotësisht të jetë e mundur fatet e amerikanëve që ende janë të burgosur, të zhdukur dhe të paqartë në Azinë Juglindore.”

Kongresi caktoi ditën e tretë të premte të shtatorit si Ditën Kombëtare të Njohjes së POW/MIA.

*Dy flamujt: I SHBA-ve dhe POW/MIA të ngritur njëkohësisht mbi Shtëpinë e Bardhë

Rregullorja përcakton se nëse janë në shtylla të ndara, flamuri i SHBA-ve duhet të vendoset gjithmonë në të djathtë të flamujve të tjerë. Në gjashtë godinat e rëndësishme kombëtare, për të cilat Kongresi ka urdhëruar shfaqjen e flamurit POË/MIA, ai zakonisht ngrihet menjëherë poshtë ose ngjitur me flamurin e Shteteve të Bashkuara, duke u vendosur i dyti për nga renditja.