Imazhe të presidentit rus Vladimir Putin duke u arrestuar po qarkullojnë në rrjet. “Faktoje” shpjegon se këto imazhe nuk janë fotografi, por janë gjeneruar me anë të një programi të inteligjencës artificiale.

———————————————————–

Megjithëse shumica e mediave kanë raportuar se imazhet që tregojnë presidentin Putin duke u ‘arrestuar’ janë prodhim i programeve të inteligjencës artificiale (AI), në rrjete sociale këto imazhe po qarkullojnë edhe të nxjerra nga ky kontekst.

Foto e mësipërme është krijuar nga një program i inteligjencës artificiale (AI)

Imazhi i mësipërm është postuar në 20 mars në Tëitter, bashkangjitur imazheve të tjera që tregonin skena nga ‘arrestimi’ i Putin, shoqëruar me përshkrimin “rrjeti neural vizaton gjëra të bukura”. Rrjeti neural i referohet mënyrës se si programet e inteligjencës artificiale funksionojnë.

“Faktoje” ka verifikuar dhe më parë imazhe të gjeneruar me AI që janë marrë për të vërteta në rrjete sociale.