BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookTë rreme fotot e veshjeve satanike në javën e modës në New York

Të rreme fotot e veshjeve satanike në javën e modës në New York

Foto nga një ‘sfilatë mode satanike’ në New York po qarkullojnë në mediat sociale. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se këto imazhe nuk janë nga një sfilatë, por janë krijuar nga një artist dixhital.

——————————————-

Në rrjetet sociale shqipfolëse po shpërndahen imazhe të një natyre groteske me pretendimin se ato përfaqësojnë një sfilate mode në New York, si një provë e mëtejshme e degradimit të shoqërive perëndimore.

“Faktoje” vendosi të verifikojë vërtetësinë e këtyre imazheve duke përdorur motorin e kërkimit të fotove Google Image Search

Ky kërkim na çoi në llogarinë e Twitter të artistit Rob Sheridan, ku ai kishte shpërndarë imazhet në fjalë, krahas dhe disa imazheve të tjera të të njejtës natyrë.

Sheridan tha për Reuters se këto imazhe ishin “100% të krijuara me kompjuter” nga ai, me anë të programeve AI (inteligjencë artificiale) dhe Photoshop, me anë të një zinxhiri procesesh dixhitale që përmblidhen nën termin “sintografi”.

Vetë Kisha e Satanit, një organizatë fetare që i dedikohet fesë së Satanizmit sipas Biblës Satanike të shkruar nga Anton Szandor LaVey, deklaroi në Twitter se “shumë njerëz po i ndajnë këto imazhe në Twitter, duke thënë se janë nga Java e Modës në New York dhe provë e Satanizmit të elitave. Ato janë në fakt imazhe të krijuara nga një artist dixhital, Rob Sheridan.”

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img