BallinaDeklarataArdi Veliu: Kërkesat për azil krahasuar me 6-mujorin e parë të 2017-ës janë përgjysmuar

Ardi Veliu: Kërkesat për azil krahasuar me 6-mujorin e parë të 2017-ës janë përgjysmuar

KLEVIS PALOKA

Inkurajuese janë edhe të dhënat 6- mujore të azilkërkimit të shqiptarëve në vendet e BE-së, me një ndikim të posaçëm falë masave policore të marra nisur nga vjeshta e kaluar. Numri i kërkesave për azil krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është përgjysmuar ose 52% me pak”- kështu shprehej në aktivitetin me temë: “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Duke u nisur nga kjo deklaratë e Veliut, “ Faktoje” kontaktoi me EUROSTAT-in që merret me çështjen e azilantëve për të gjitha shtetet e Europës.

 

Sipas të dhënave të EUROSTAT-it në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017-të, numri i azilantëve nga Shqipëria drejt vendeve të Europës ishte 13 360, ndërsa për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018-të numri i azilantëve ishte 6910.  Nëse numri i azilantëve do të ishtë përgjysmuar ose do të ishte 52% më pak në vitin 2018-të, ashtu siç theksonte drejtori Veliu, duhet të ishin 6680 persona që kanë kërkuar azil por sipas EUROSTAT-it janë 6910, pra faktikisht janë më shumë se gjysma e vitit të kaluar, por gjithashtu në bazë të llogaritjeve nëse flasim në përqindje, saktësisht rezulton 48% dhe jo 52%.

Duke u nisur nga të dhënat e EUROSTAT, deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë do ta kategorizojmë si GJYSMË TË VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img