BallinaFaktometerE PavërtetëVeliaj: Kisha Katolike na u bashkua në Ditën e Tokës me mbjelljen e një peme simbolike

Veliaj: Kisha Katolike na u bashkua në Ditën e Tokës me mbjelljen e një peme simbolike

KLEVIS PALOKA

“Imzot Frendo dhe Kisha Katolike e kanë për zemër shërbimin ndaj qytetit tonë, ndaj dhe nuk munguan në Ditën e Tokës me pemë e me lopatë duke shërbyer me shembull, jo me fjalë”, -kështu shkruante në statusin e tij në Twitter ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, të cilin mund ta lexoni edhe më poshtë, të plotë.

Po e postojmë këtë zhvillim, për t’u bërë me dije se ky aktivitet në fakt nuk është zhvilluar në Ditën e Tokës që u kremtua me 22 Prill, por është zhvilluar mëngjesin e datës 18 prill. Kjo vërtetohet edhe nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, e cila e ka postuar këtë status pikërisht në datën 18. Gjithashtu zhvillimi i këtij aktiviteti vërtetohet edhe nga vëzhgimi në terren i “Faktoje” që ishte e pranishme në këtë event. Saktësojmë ndër të tjera, se ditën e djeshme, pra dita kur Bashkia Tiranë njofton për këtë aktivitet, Imzot George Frendo ka qenë për një vizitë baritore në një nga famullitë e dioqezës.

 

Përballja e këtyre fakteve, që tregon se deklarata e kreut të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e një peme në shenjë simbolike në ambientet e Katedrales së Shën Palit, nuk është zhvilluar Ditën e Tokës, na jep të drejtën si gazetarë por edhe si qytetarë,  t’i bëjmë thirrje zyrtarëve që të jenë më të përgjegjshëm në dhënien e deklaratave, të paktën të jenë më të saktë në informimin e publikut, nëse duan që të jenë më të besueshëm.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img