BallinaFaktometerE PavërtetëMehmetaj: Sot kemi nivelin me te lartë të papunësisë që nga viti 90'

Mehmetaj: Sot kemi nivelin me te lartë të papunësisë që nga viti 90′

ANXHELA RUÇI

Në 15 mars të këtij viti, në Parlamentin e Shqipërisë u mbajt mocioni me debat me kryeministrin thirrur nga opozita për ndihmën ekonomike. Ndër deputetët që u ngjitën në foltore ishte dhe deputetja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj. Gjatë fjalës së saj, Mehmetaj deklaroi se: “ Të gjitha shifrat zyrtare të ardhura nga çdo institucion që i mat ato, thonë se sot kemi nivelin me te lartë të papunësisë që Shqipëria ka parë ndonjëherë qysh nga vitet 1990.

Duke qenë se Shërbimi Kombëtar i Punës (SHKP) është institucioni përgjegjës për çështjet e punësimit, “Faktoje” kërkoi shifrat e papunësisë për 28 vite, për të parë nëse deklarata e deputetes korrespondon me të dhënat zyrtare. Gjithashtu, e njëjta kërkesë për nivelin e papunësisë, u dërgua dhe tek Instituti Statistikave (INSTAT).

Në të dhënat statistikore të vëna në dispozicion nga SHKP, rezulton se numri i papunësisë në vitin 2017 ishte 13.6 %, afërsisht i njëjti nivel si në vitin 2006, 2007, 2008, 2009, 2010 dhe 2011. Ndërsa shifrat e  INSTAT, të përpunuar nga Anketat e Forcës së Punës tregojnë se në vitin 2017, niveli i papunësisë ka qenë 14.1 %.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit niveli më lartë i papunësisë është regjistruar në vitin 1993 me 26.4%, duke hedhur kështu poshtë deklaratën e Kejdi Mehmetaj se në ditët e sotme është regjistruar niveli më i lartë i papunësisë. Vitin 1996 shënon vitin me më pak të papunë, shifër që arrin në 10.7 %. Duke krahasuar deklaratën e deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj, me shifrat e vëna në dispozicion nga SHKP dhe INSTAT, “Faktoje” këtë deklaratë bërë nga foltorja e Parlamentit do ta klasifikojë GËNJESHTËR.

*Shënim. Për vitet 1990 dhe 1991 nuk ka të dhëna statistikore të regjistruara për nivelin e papunësisë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img