.

.

BallinaPremtimeTë pambajturaVeliaj: Brenda verës nis puna për rindërtimin e “Sami Frashërit”

Veliaj: Brenda verës nis puna për rindërtimin e “Sami Frashërit”

EDIT NIKOLLI

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, që kishte një kapacitet prej rreth 1700 nxënësish, është shembur që në muajin prill. Sipas një premtimi të kryebashkiakut të Tiranës, duhet të kishte nisur puna për rindërtimin e gjimnazit që planifikohet të jetë gati shtatorin e vitit të ardhshëm. Nga verifikimi në terren i “Faktoje” rezulton se punimet nuk kanë nisur, madje nuk janë hequr as inertet. Ndërtesa e këtij gjimnazi ishte rikonstruktuar thuajse 1 vit gjysmë para tërmetit të 26 nëntorit, me një projekt që kushtoi 80 mijë dollarë.


Në fund të qershorit, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se brenda verës do niste puna për rindërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Më 17 korrik, “Faktoje” i dërgoi një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë ku pyeti nëse kishte filluar puna për rindërtimin e gjimazit “Sami Frashëri”, sa është vlera e projektit dhe kohëzgjatja e punimeve.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë

Bashkia Tiranë dha këtë përgjigje më 28 korrik:

Ka përfunduar hartimi i projektit për tre fazat e para sipas VKM, NR 354 me datë 11.05.2016, për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim. Vlera e projektit të shkollës është 3.609.225 lekë, në të cilën mund ta gjeni tek fajqa e APP-së, si dhe projekti ka të miratuar një grafik të realizimit të punimeve me afat 7 muaj që nga nisja.

Përgjigje nga Bashkia Tiranë

“Faktoje” ka bërë disa verifikime në terren, që prej muajit prill, kur u shemb ndërtesa e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më 2 shtator, kur kishte kaluar tashmë afati i premtuar nga Veliaj, Faktoje konstatoi se në vendin ku duhet të kishin nisur punimet, ende qëndronin inertet. Të vetmet punime pranë rrënojave të gjimnazit, po bëheshin nga persona që kërkonin hekura që t’i shisnin për skrap.

Po mundohem të gjej ca hekura nga shembja e kësaj godine, për t’i shitur, kam hyrë pa leje të dikujt, sepse dera ishte e hapur – pranon burri që gjetëm duke gërmuar mes rrënojave të “Samiut”.

Foto nga rrënojat e shkollës “Sami Frashëri” , 2 shtator 2020
Foto nga rrënojat e shkollës “Sami Frashëri” , 2 shtator 2020

Ne shkuam edhe në 9 shtator, ditën e publikimit të artikullit,për të parë nga afër nëse kishte nisur puna për rindërtimin e gjimazit, por situata ishte e njëjtë.

Foto nga rrënojat e shkollës “Sami Frashëri”, 9 shtator 2020
Foto nga rrënojat e shkollës “Sami Frashëri”, 9 shtator 2020

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, mësuam se rreth 1700, kryetari i Bashkisë Veliaj u shpreh se : nxënësit dhe stafi i mësuesve të “Sami Frashërit”, do të transferohen tek gjimnazi “Çajupi”, ku procesi mësimor me turne, edhe për shkak të situatës nga pandemia është i pashmangshëm.

Kur u rikonstruktua për herë të fundit gjimnazi “Sami Frashëri”?

Shkolla “Sami Frashëri” e themeluar në vitet ’60, u rikonstruktua për herë të fundit në korrik të 2018-s me një projekt të sponsorizuar nga kompania “Philip Morris”, me vlerë rreth 80 mijë USD . Por në 21 shtator të 2019, kur vendi u godit nga tërmeti i parë i fuqishëm, u raportuan dëmtime në mjediset e brendshme të shkollës. Pas tërmetit të 26 nëntorit, u raportuan sërish dëmtime serioze në këtë ndërtesë, e cila edhe pse nuk bënte pjesë në listën e shkollave që planifikoheshin të shembeshin u prish në muajin prill.

Lexo: Kur do të jenë gati shkollat e rindërtuara pas tërmetit

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img