BallinaTë pambajturaVeliaj: Asnjë leje ndërtimi në qendrën e Don Boskos dhe digën e Liqenit kur të bëhem kryetar bashkie

Veliaj: Asnjë leje ndërtimi në qendrën e Don Boskos dhe digën e Liqenit kur të bëhem kryetar bashkie

Në vitin 2015, kur kërkonte për herë të parë mandatin si kryetar bashkie, zoti Erion Veliaj premtoi se do të refuzonte betonizimin e Tiranës. Ai u zotua për 0 leje ndërtimi në zonën e Don Boskos dhe atë pranë Digës së Liqenit Artificial. Kur kanë kaluar gjashtë vite nga ky premtim, vetë institucioni i bashkisë, pas refuzimit fillestar për të dhënë përgjigje, konfirmon se vetëm në “Don Bosko” janë dhënë 10 leje ndërtimi nga 2015 e në vijim. Edhe zona e Digës, ashtu siç konfirmohet në terren rezultoi joshëse për betonizim masiv.


Në vitin 2015 gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, kandidati Erion Veliaj tha:

“Sa të jem unë kryetar i Bashkisë së Tiranës, nuk do të ketë leje ndërtimi tek qendra e Don Boskos dhe çdo komunitet, duhet të kuptojnë se në datën 21 qershor i largohet kërcenimi i betonit. Tek Diga e Liqenit nuk do të ketë më leje ndërtimi, pike!”

Faktoje iu drejtua me anë të një kërkese për informacion Bashkisë Tiranë se sa leje ndërtimi janë dhënë në qendrën ‘Don Bosko dhe në Digën e Liqenit nga viti 2015 e deri më tani.

                              Kërkesë për Informacion drejtuar Bashkisë Tiranë, 14 maj 2021

Pas kalimit të afateve që parashikon ligji “Për të drejtën e informimit”, Faktoje e ankimoi mosdhënien e informacionit nga Bashkia Tiranë në Zyrën e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit.

                               Ankimimi te Komisioneri për të Drejtën e Informimit

Pas ankimimit, morëm përgjigje nga Bashkia Tiranë, e cila shkruan:

“Nga verifikimi në sistemin elektronik e-lejet, rezultojnë të miratuara lejet e ndërtimit si më poshtë:

                                               Përgjigje e Bashkisë Tiranë, 8 qershor 2021

                                                  Përgjigje e Bashkisë Tiranë, 8 qershor 2021

Bazuar në përgjigjen e Bashkisë Tiranë, prej vitit 2015 janë dhënë 10 leje ndërtimi vetëm në zonën e ‘Don Boskos’, për ndërtesa banimi dhe shërbime, banesa individuale, struktura banimi dhe shërbime nga 1 deri në 11 kate.

Po sipas kësaj përgjigjeje, në Digën e Liqenit është dhënë leje për godinë banimi dhe shërbime 7 dhe 12 kate dhe parkim nëntokë.

Pas përgjigjes zyrtare, Faktoje, më 11 qershor shkoi në terren, përkatësisht në zonën e Don Boskos dhe Digën e Liqenit.

                            Banesë individuale në ndërtim, qendër ‘Don Bosko’, 11 qershor 2021

                                 Banesë individuale, qendër ‘Don Bosko’, 11 qershor 2021

Në tabelën e vendosur në një nga kantieret e ndërtimit, njoftohet se puna ka nisur në shtator 2020.

Godinë Banimi dhe shërbime, 4,5,6,7,8,9,10,11 kat, në rrugën ‘Don Bosko’, 11 qershor 2021

Edhe gjatë vëzhgimit në zonën e Digës së Liqenit Artificial, në rrugën e Kosovarëve, ka disa kantiere ndërtimi, të hapur këto vitet e fundit. Njëri prej tyre është një godinë banimi dhe shërbime 7 dhe 12 kate ashtu siç konfirmohet në përgjigjen zyrtare të bashkisë Tiranë.

                          Godinë banimi, Diga e Liqenit (Rruga e Kosovarëve), 11 qershor 2021

Kjo godinë, sipas banorëve të zonës, ka pothuajse një vit që ka filluar të ndërtohet.

           5 Struktura banimi dhe shërbimi, 1 deri në 17 kate, Diga e Liqenit, 11 qershor 2021

Edhe kompleksi përballë digës, i cili u kontestua nga qytetarë dhe aktivistë disa vite më parë, nisi të ndërtohej vitet e fundit, ndonëse leja ishte dhënë në 2014 kohë, kur në krye të bashkisë Tiranë, ishte kryetari aktual i PD, Lulëzim Basha. Nisja e punimeve në atë zonë, u ndërpre për të rinisur me një vendim të Gjykatës Adiminstrative, për të cilën në 11 maj 2016 Kryebashkiaku Veliaj tha:

“Gjyqi është i shitur, kërkojmë të marrim drejtësi. Të jemi të gjithë bashkë të kërkojmë të ndryshohet trupi gjykues dhe të na caktojnë një tjetër datë për të mbajtur seancën, Gjykata të japë dorëheqjen është familje e betonit.”

Në tabelën e vendosur në kantierin gjigand të ndërtimit, shkruhet se vendimi për shtyrjen e afatit mban datën 6 nëntor 2018.

                     5 Struktura banimi dhe shërbimi, 1 deri në 17 kat, Diga e Liqenit, 11 qershor 2021

             Godinë banimi dhe shërbime, 1 deri në 17 kate, Diga e Liqenit, 11 qershor 2021

                  Godinë banimi dhe shërbime, 1 deri në 17 kate, Diga e Liqenit, 11 qershor 2021

Duke iu referuar burimeve zyrtare të Bashkisë Tiranë dhe verifikimit në terren, rezulton se në zonat “Don Bosko” dhe pranë Digës së Liqenit” janë dhënë leje ndërtimi pas vitit 2015. Ndaj, zotimin e Kryebashkiakut Veliaj, për 0 leje ndërtimi në këto zona, vendosëm që ta kategorizojë si premtim, Të Pambajtur.

Lexo edhe: Mbi një mijë ndërtime në 3 vite në Tiranë

Lejet masive të ndërtimit nuk e ulën çmimin e apartamenteve në Tiranë…

Veliaj, 4 të pavërteta në një argument

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img