.

.

BallinaAktiviteteTransparenca dhe mbajtja e premtimeve, Faktoje prezanton raportin për Bashkinë Rrogozhinë

Transparenca dhe mbajtja e premtimeve, Faktoje prezanton raportin për Bashkinë Rrogozhinë

Në Bashkinë Rrogozhinë u prezantuan rezultatet e raportit të monitorimit mbi transparencën dhe llogaridhënien, në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”, që Faktoje zhvillon për të tretin vit radhazi në bashkëpunim me organizatën amerikane National Endowment for Democracy (NED). Raporti u bazua në verifkimin e 16 indikatorëve që rrjedhin nga detyrimet ligjore për funksionimin e pushtetit vendor dhe ai për të drejtën e informimit. 

Qendra e verifikimit të fakteve, Faktoje prezantoi më 28 Shkurt, përpara përfaqësuesve të Bashkisë Rrogozhinë, gazetarëve lokalë dhe shoqërisë civile në Kurbin, gjetjet e raportit mbi “Transparencën dhe mbajtjen e premtimeve”, pas monitorimit të kryer në harkun kohor të një viti mbi punën e kësaj bashkie.

Ky monitorim vjen në zbatim të Projektit “40 premtime, 10 bashki”, e mbështetur për të tretin vit rradhazi nga organizata amerikane National Endowment for Democracy (NED).

Pjesë e monitorimit për vitin 2022 ishin 10 bashki; Shkodra, Lezha, Dibra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Lushnja, Shijaku, Kruja dhe Kurbini;  6 prej të cilave u përzgjodhën si bashki të prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe pjesa tjetër për arsye të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore në mars 2022, siç është edhe Bashkia Rrogozhinë.

Monitorimi është bazuar në dy elementë kryesorë: nivelin e transparencës së pushtetit vendor, si dhe përmbushjen e premtimeve elektorale të dhëna gjatë fushatës.

Nisur nga ky monitorim, niveli i transparencës për Bashkinë Rrogozhinë arrin në 43.7%, duke e renditur në vendin e fundit nga 10 bashki në total. Kjo përqindje është llogaritur përmes 16 indikatorëve të matjes së transparencës që rrjedh nga kuadri ligjor vendas.

Këto indikatorë e vendosin Bashkinë e Rrogozhinës në vendin e parafundit nga 10 bashki sa i përket transparencës.

Sa i takon llogaridhënies, Faktoje përzgjodhi katër premtime elektorale të dhëna gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 22 marsit 2022. Katër premtimet e zgjedhura janë:

  1. Ndërtimi i ujësjellësit në Sinaballaj
  2. Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Qamil Gjuzi”;
  3. Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare në Lekaj;
  4. Argjinaturat e lumit Shkumbin

Bashkia Rrogozhinë nuk ka përmbushur dy prej këtyre premtimeve, ndërsa një premtim është vlerësuar si pjesërisht i mbajtur, dhe një i mbajtur.

Gjithashtu, në raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikbërëse.

Nga gjetjet e ekspertit në momentin e monitorimit, bazuar nga informacionet zyrtare të publikuara nga bashkia Rrogozhinë, Këshilli Rinor Vendor nuk konsiderohej i ngritur.

Bashkitë me performancën më të lartë të transparencës janë ajo e Shkodrës dhe Lezhës me 100%, ndjekur nga Bashkia e Shijakut me 87,5%, Dibra dhe Durrësi me 75%, Kruja me 68,7% dhe Vora 56,3%. Performancën më të dobët e mban Bashkia e Kurbinit me 37,5 %, paraprirë nga ajo e Rogozhinës me 43,7%.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img