BallinaAktiviteteTransparenca dhe mbajtja e premtimeve, Faktoje prezanton raportin për Bashkinë Lushnje

Transparenca dhe mbajtja e premtimeve, Faktoje prezanton raportin për Bashkinë Lushnje

Në Bashkinë Lushnje u prezantuan rezultatet e raportit të monitorimit mbi transparencën dhe llogaridhënien, në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki” , që Faktoje zhvillon për të tretin vit radhazi në bashkëpunim me organizatën amerikane National Endowment for Democracy (NED). Raporti u bazua në verifkimin e 16 indikatorëve që rrjedhin ngadetyrimet lidhore për funksionimin e pushtetit vendor dhe ai për të drejtën e informimit.

Jona Plumbi

Qendra e verifikimit të fakteve, Faktoje prezantoi këtë të premte, 9 Shkurt, përpara përfaqësuesve të Bashkisë Lushnje, gazetarëve lokalë dhe shoqërisë civile, gjetjet e raportit mbi “Transparencën dhe mbajtjen e premtimeve”, pas monitorimit të kryer në harkun kohor të një viti mbi punën e kësaj bashkie.

Ky monitorim vjen në zbatim të Projektit “40 premtime, 10 bashki”, e mbështetur për të tretin vit rradhazi nga organizata amerikane National Endowment for Democracy (NED).

Pjesë e monitorimit për vitin 2022 ishin 10 bashki; Shkodra, Lezha, Dibra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Lushnja, Shijaku, Kruja dhe Kurbini; 6 prej të cilave u përzgjodhën si bashki të prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe pjesa tjetër për arsye të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore në mars 2022, siç është edhe Bashkia Lushnje.

Monitorimi është bazuar në dy elementë krysorë: nivelin e transparencës së pushtetit vendor, si dhe përmbushjen e premtimeve elektorale të dhëna gjatë fushatës.

Nisur nga ky monitorim, niveli i transparencës për Bashkinë Lushnje arrin në 50%, duke e renditur në vendin e 8 nga 10 bashki në total. Kjo përqindje është llogaritur përmes 16 indikatorëe të matjes së transparencës që rrjedh nga kuadri ligjor vendas.

Lidhur me këto indikatorë, gjatë diskutimit me përfaqësuesit e bashkisë Lushnje u theksua fakti se faqja zyrtare e bashkisë gjatë vitit 2022 u godit nga një sulm kibernetik i cili solli mbylljen e faqes web. Prej muajit Janar 2023 faqja zyrtare e Bashkisë Lushnje është funksionale.

Gjatë periudhës kur kjo faqe nuk ishte e aksesueshme nga qytetarët, këta të fundit nuk mund të merrnin informacion mbi të gjitha njoftimet publike që janë detyrim ligjor i pushtetit vendor për publikim në stendat pranë bashkive si dhe në faqen zyrtare web.

Sa i takon llogaridhënies, Faktoje përzgjodhi katër premtime elektorale të dhëna gjatë fushatës pwr zgjedhjet e pjesshme vendore të 22 marsit 2022. Katër premtimet e zgjedhura janë:

  1. Ndërtimi i pritës lumore në Thanasaj
  2. Asfaltimi i disa segmenteve rrugore
  3. Ndërtimi i unazës së Myzeqesë
  4. Rikonstruksioni i Përroit të Qytetit

Bashkia e Lushnjes ka përmbushur vetëm njërin prej këtyre premtimeve, ndërsa dy të tjerë konsiderohen si premtime pjesërisht të mbajtur, si dhe një premtim të pambajtur.

Lidhur me premtimet infrastrukturore për qytetin e Lushnjes, të cilat kanë shkelur afatet e përfundimit të punimeve, përfaqësuesit e bashkisë Lushnje theksuan se firmat e kontratkuara për zbatimin e punimeve janë gjobitur për shkeljen e afateve.

Gjithashtu, në raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikbërëse.

Nga gjetjet e ekspertit në momentin e monitorimit, bazuar nga informacionet zyrtare të publikuara nga bashkia Lushnje, Këshilli Rinor Vendor nuk konsiderohej i ngritur. Por pas diskutimit me përfaqësuesit e Bashkisë, gazetarëve dhe shoqërisë civile prezente në takim, u raportua se KVR-ja e Lushnjes është ngritur dhe ka nisur punën.

Bashkitë me performancën më të lartë të transparencës janë ajo e Shkodrës dhe Lezhës me 100%, ndjekur nga Bashkia e Shijakut me 87.5%, Dibra dhe Durrësi me 75%, Kruja me 68.7% dhe Vora 56.3%. Përformancën më të dobët e mban Bashkia e Kurbinit me 37.5 %, ndjekur nga ajo e Rogozhinës me 43.7%.

Raportin praprak të gjetjeve për të 10-ta bashkitë mund ta gjeni këtu.

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img