BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE pavërtetë kartëmonedha shqiptare me imazhin e Adem Jasharit

E pavërtetë kartëmonedha shqiptare me imazhin e Adem Jasharit

Përdorues të ndryshëm në rrjete sociale kanë rënë pre e manipulimit të një kartëmonedhe shqiptare me vlerë 3000 lekë që mban portretin e Adem Jasharit. Verifikimet tregojnë se imazhi është ndryshuar në mënyrë digjitale, ndërkohë që Banka e Shqipërisë nuk ka hedhur në qarkullim asnjë kartëmonedhë të tillë.

Në rrjete sociale po qarkullon një prerje e re kartëmonedhe shqiptare me portretin e simbolit të qëndresës kosovare, Adem Jashari në vlerën e 3.000 lekëve.

Përdorues të ndryshëm e kanë publikuar këtë imazh në rrjetet e tyre sociale duke e etiketuar si ‘Kartëmonedha që na bën krenarë’.

Të tilla janë dhe këto dy raste kur përdoruesit e Facebook kanë shpërndarë imazhin duke falenderuar Bankën e Shqipërisë.

E vërteta është se Banka Qendrore në Shqipëri nuk ka hedhur në qarkullim asnjë kartëmonedhë të tillë.

Banka e Shqipërisë me hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave të fundit të serisë së re, 500 dhe 2000 lekë, ka realizuar përfundimisht plotësimin e serisë së re me 6 kartëmonedha. Secila prej kartëmonedhave, pjesë përbërëse e serisë me 6 prerje, ka tematikën e përcaktuar dhe  pasqyruar  në çdo njërën prej tyre.” – sqaron në një përgjigje zyrtare për “Faktoje” Banka e Shqipërisë, duke shtuar se aktualisht nuk ka në planet e saj të shtojë në serinë e saj të sapo hedhur në qarkullim, ndonjë kartëmonedhë tjetër me kurs ligjor me përmbajtje të ndryshme nga ato që janë në duart e publikut.

Në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë ndodhen të gjitha të dhënat mbi prerjet zyrtare të kartëmonedhave shqiptare që janë hedhur për qarkullim në treg.

Një shikim më i afërt i imazhit të publikuar të kartëmonedhës zbulon mbishkrimin “Kjo nuk është një kartëmonedhë, por një material propagandistik”, duke dëshmuar se edhe autorët nuk kanë patur një qëllim dashakeqas me këtë montazh, por më së shumti, një nismë për përjetësimin e imazhit të heroit kosovar në emetimet e Bankës së Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Gazetare Ajo është diplomuar në fakultetin e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës në nivelin “Bachelor” si dhe ka kryer studimet në të njëjtin fakultet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”. Esmeralda ka më shumë se 10 vite që punon si gazetare ekonomie në media të ndryshme, kryesisht televizione. Fillimet e saj kanë qënë në Platformën Tring, si pjesë e kanalit informativ “7 News” ku ka mbuluar raportimet mbi çështjet me karakter social dhe ekonomik. Në mars të 2013, Esmeralda ka punuar si gazetare dhe njëkohësisht si folëse lajmesh në televizionin “Agon Channel”, ndërkohë që nga shtatori i 2015 ka qënë pjesë e redaksisë së lajmeve në RTSH si gazetare ekonomie, folëse lajmesh si dhe pjesë e stafit të emisionit “Përballë” nën autorësinë e Lutfi Dervishit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img