Të rreme shifrat e vdekjeve të papritura në Itali pas Covid-19

891

Në rrjete sociale po qarkullon një postim që pretendon se vdekjet e papritura në Itali janë rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit, për të kulmuar pas pandemisë Covid 19. Verifikimet tregojnë se të dhënat janë të pavërteta. Ato janë produkt i teorive konspirative nga grupet anti-vaksinë në Itali. 

Në rrjete sociale po qarkullon një postim që pretendon se vdekjet e papritura në Itali janë rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit, për të kulmuar pas pandemisë Covid-19. 

“Numri i vdekjeve nga një sëmundje e papritur në pesë vitet e fundit në Itali: 

Viti 2018       5,640

Viti 2019 7,040

Viti 2020 7,420

Viti 2021 33,000

Viti 2022 857,000.”

Sipas postimit në X (më herët i njohur si Twitter) burimet e këtyre numrave ishin Instituti Kombëtar i Statistikave (Istat) dhe Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) në Itali. 

I njëjti postim është shpërndarë edhe në rrjete të tjera sociale si TikTok apo Facebook. Një përdorues në Shqipëri i Facebook shkruan

“Numri i vdekjeve për sëmundje të pa pritur në 5 vitet e fundit në Itali…Natyrisht nuk ka lidhje me vakhelmin…Mos pritni të dhëna për Shqipëri.”. 

Verifikimet tregojnë se këto të dhëna janë të pavërteta dhe nuk kanë burim as Institutin Kombëtar të Statistikave (Istat) as Institutin e Lartë të Shëndetësisë (ISS) në Itali. 

Kolegët tanë të Facta News kanë bërë verifikimet e nevojshme për rastin në fjalë. 

Së pari, tweet-i në nuk është më i disponueshëm sepse siç thuhet në Twitter, ai është “fshirë nga autori i tij”. Mariano Amici është një mjek, i cili në vitin 2021 u pezullua, për shkak se nuk donte të vaksinohej kundër Covid-19, siç e kërkonte ligji në atë kohë. Në Facta News ka disa lajme të rreme dhe të pabaza për pandeminë Covid-19 të përhapura nga Amici.

Po ashtu, është e dobishme të theksohet se totali i vdekjeve të regjistruara zyrtarisht nga Istat në vitin 2022 ishin 713,499. Shifër që tregon se është e pamundur që në vitin 2022 vdekjet në Itali nga “sëmundja e papritur” të ishin më shumë se 800,000, siç shkruhet gabimisht në postimin në fjalë.

Për më tepër, siç shpjegon Facta News, Istat nuk publikon të dhëna për “sëmundjet e papritura” pasi përdor Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve dhe Problemeve Shëndetësore të Lidhura (Icd-10), i cili nuk parashikon ndonjë kod specifik për vdekjet e shkaktuara, pikërisht “nga sëmundja e papritur”. Për këtë arsye, edhe të dhënat për sëmundjet e papritura që i referohen viteve të tjera të pranishme në tweet-in që analizohet janë të pavërteta.

Për më tepër, në llogaritë zyrtare të Istat dhe ISS në Twitter institucionet kanë mohuar zyrtarisht të kenë prodhuar dhe publikuar ndonjëherë numrat e përmbajtur në postimin e shpërndarë.