.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëEdi Rama: Sot ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta që janë tërhequr nga vetting-u

Edi Rama: Sot ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta që janë tërhequr nga vetting-u

ANDI BORA

Kjo ishte një pjesë e deklaratës së kryeministrit, Edi Rama, e mbajtur me datë 25 shkurt 2018, gjatë takimit me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Junker. Pas kërkesës për informacion, dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përgjigja që morëm ishte se aktualisht janë nëntë subjekte të rivlerësimit kalimtar, që janë tërhequr nga procesi i vettingut.

Si rrjedhojë, deklarata e kryeministrit rezulton të jetë GËNJESHTËR.

Për subjektet që janë dorëhequr, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit.

Ndërprerja është e parashikuar në nënin G të Aneksit të Kushtetutës dhe në ligjin numër 84/2016.

Cilët janë subjektet e rivlerësimit kalimtar?

Subjekte të rivlerësimit janë të gjithe personat e parashikuar në nenin 179/b të Kushtetutës;

  • Të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të gjithë prokurorët, duket përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, Kryeinspektorin dhe inspektorët e tjerë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
  • Të gjithë këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administrative, ndihmësit ligjorë pranë Prokurosisë së Përgjithshme.

Procesit të rivlerësimit mund t’i nënshtrohen me kërkesë dhe nëse plotësojnë kriteret sipas ligjit edhe ish- gjyqtarët, ish- prokurorët, ish- këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img