BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëVeliaj: 3000 bursa për nxënësit ekselentë janë buxhetuar për vitin 2017

Veliaj: 3000 bursa për nxënësit ekselentë janë buxhetuar për vitin 2017

KLEVIS PALOKA

“3000 bursa për nxënësit ekselentë janë buxhetuar për vitin 2017”. Kështu deklaroi në 9 gusht 2017, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gjatë një vizite në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”.

“ Faktoje”  verifikoi deklaratën e kryebashkiakut Veliaj dhe sipas një përgjigjeje të dhënë nga Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve që është në menaxhim nga Bashkia Tiranë , shpjegohet se numri i nxënësve që do të përfitojnë bursa ekselente janë 2960, ku 2576 nxënës janë nga shkollat 9-vjeçare, ndërsa nga shkollat e mesme janë listuar 384 nxënës. Vitin e kaluar ishin të listuar sipas kryebashkiakut, 2880 dhe për këtë vit  ka pasur një rritje vetëm prej 80 bursash, ndërsa Veliaj kishte premtuar që do ishin 3000 bursa të buxhetuara në total.

Sakaq po sipas kësaj Qendre, vlera mujore e stimulit financiar do të ishte 3000 mijë lekë për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, ku sipas llogaritjeve, rezulton që të marrin për një vit akademik shumën totale prej 27.000 lekësh të reja ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme vlera mujore do ishte 5000 lekë të reja ose 45.000 lekë të reja për një vit të plotë akademik.

Referuar së njëjtës përgjigje të marrë zyrtarisht nga Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve,  “ Faktoje”, u interesua në disa shkolla për të pyetur nëse janë marrë këto bursa dhe rezulton se nxënesit e shkollave 9-vjeçare kanë marrë vetëm 12.000 lekë të reja dhe nuk kanë marrë ndonjë shpjegim se kur do ta marrin shumën e mbetur, kur ata duhet të merrnin 27.000 mije lekë të reja, sakaq nxënësit e shkollave të mesme e kanë marrë të plotë shifrën prej 45.000 lekë të reja.

Nisur nga shpjegimi i mësipërm këtë deklaratë e klasifikojmë si GJYSMË TË VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img