BallinaFaktometerE vërtetëRama: Pagat për mësuesit e shkollës fillore janë rritur me 10%

Rama: Pagat për mësuesit e shkollës fillore janë rritur me 10%

KLEVIS PALOKA

“ Pagat janë rritur me 10% për mësuesit e shkollës fillore në mandatin e parë” , kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook me 22 nëntor 2017.

 

Nisur nga kjo deklaratë, “Faktoje” u përpoq të faktonte vertëtësinë e saj dhe së pari kreu një pyetësor më mësues nga shkolla të ndryshme. Nga pyetësori i zhvilluar, mësuesit pranuan se kishte rritje page për të gjitha kategoritë. Për të saktësuar, për mësuesit e shkollës fillore që kanë më pak se 10 vite pune, paga neto në 2013 ishte 398 mijë lekë ndërsa tani është bërë 420-430 mijë lekë, sakaq mësuesit që kanë mbi dhjetë vite punë në po të njëjtën periudhë kishin një pagë 430 mijë lekë, ndërsa aktualisht marrin 460- 470 mijë lekë. Ndërkaq mësuesit me mbi 20 vite punë, më një pagë të mëparshme prej 450 mijë lekësh, aktualisht marrin 495 mijë lekë.

Bazuar në këtë pergjigje, deklarata e Kryeministrit Rama  për rritjen e pagës së mësuesve të shkollave fillore rezulton të jetë e VËRTETË.

Gjithashtu  për këtë çështje u kërkua informacion edhe nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Turizmit e cila na dërgoi  vendimin e Këshillit të Ministrave  Nr.175 e marrë me datën 8.3.2017, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE MËSIMORË NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”, nga ku rezulton se rritja  në shtesën e pozicionit për  mësuesit e arsimit fillor është  në masën 10% pasi në vitin 2013 ishte 28500 lekë dhe me rritjen që është shënuar në Mars 2017, paga arrin në vlerën 31.350 lekë,  dhe rezulton që rritja vetëm në shtesën e pozicionit është vetëm 2850 lekë, pa përfshirë shtesën mbi vjetërsinë dhe mbi kualifikimin e mësuesve.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img