.

.

BallinaPremtimeShkollat e rindërtuara në Durrës hapen pa u përfunduar të gjitha shërbimet

Shkollat e rindërtuara në Durrës hapen pa u përfunduar të gjitha shërbimet

AURORA SHPATAJ

Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, që vetëm në Durrës shkaktoi 24 viktima, të vetmet objekte arsimore drejt përfundimit brenda në qytet, janë 3 shkolla. Shkolla e rindërtuar “Shaqe Mazreku”, është e vetmja që ka hapur dyert pak ditë më  parë.Por edhe pse ka nisur procesi mësimor disa shërbime të domosdoshme si furnizimi me energji duke detyruar që nxënësit e klasave të para, të bojkotojnë procesin mësimor.


Në Durrës, ndër zonat më të goditur nga pasojat e tërmetit, në jetë njerëzish dhe dëme, u premtua se do të rindërtoheshin 25 shkolla. Thuajse një muaj më parë Faktoje bëri një verifikim se sa shkolla mund t’i mbyllnin punimet në një vjetorin e tërmetit siç kishte premtuar kryeministri.

Në 26 nëntor, ne u rikthyem për të verifikuar të njëjtat shkolla. Vëzhgimin Faktoje e nisi me shkollën 9 vjeçare “Shaqe Mazreku” shkolla e parë në Durrës që u përfundua para afatit të caktuar.

Shkolla është hapur para 10 ditëve për fëmijët tanë– shprehet një banor rreth të 60-ve.

Nxënësit gjatë mësimit në shkollën “Shaqe Mazreku”

Ne arritëm të hyjmë në mjediset e shkollës së re ku mësuesit që tani kishin një listë me ankesa për cilësinë e punimeve.

Aktualisht vetëm gjysma e shkollës është e furnizuar me energji elektrike, gjysma e prizave nuk punojnë dhe dhomën e kaldajave nuk e kemi parë akoma, as drejtori nuk e ka parë edhe pse ka kërkuar ta shikojë – shprehet një nga mësuesit e shkollës.

Një tjetër mësues shprehet për Faktojen se që tani janë dëmtuar disa pajisje, me cilësi të dobët, sipas tij.

Janë dëmtuar koshat e basketbollit që kanë kushtuar 1500 euro, me dy goditje kanë rënë në tokë. Herën e parë ka gjuajtur kryeministri Rama kur e përuroi hapjen e shkollës, pastaj nxënësit. Me ato goditje ra në tokë, nuk shërben më – tha ai.

Koshi i basketbollit që kushton 1500 euro, foto: Aurora Shpataj

Na kanë thënë që brenda këtyre ditëve do vijnë të rregullojnë koshat dhe do bëjnë ca riparime të vogla – shton mësuesi.

Nga komunikimi me anëtarë të tjerë të stafit mësimor, Faktoje u informua se nga mungesa e energjisë elektrike dhe ngrohjes, dy klasat e para kanë bojkotuar mësimin.

Tavani i një klase ku ende nuk është lidhur energjia elektrike në shkollën “Shaqe Mazreku”, foto: Aurora Shpataj

Drejtuesit e shkollës “Shaqe Mazreku “ na komunikuan se po interesohen  personalisht për një zgjidhje përfundimtare të problemeve që duhen të ishin ezauruar para fillimit të procesit mësimor.

Shkolla “Shaqe Mazreku” ka kapacitet prej 700 nxënësish, me 24 klasa dhe 4 laboratorë.

Bashkia Durrës ka 31 institucione arsimore, nga këto janë 25 u shpallën për rindërtim pas tërmetit,6 në rikonstruksion dhe vetëm 3 kanë përfunduar, ku përfshihen shkollat ”Shaqe Mazreku”,”Neim Babameto”, “Vëllezërit Haradinaj”.

Përgjigja nga Bashkia Durrës

Në Bashkinë Durrës, specifikisht në qytet vijon rindërtimi i shkollave “Bedrie Bebeqizi”në Durrës, “Qemal Mici” në zonën e ish-kënetës.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img