BallinaTë pambajturaAfatet e shkelura për rindërtimin e shkollave në Krujë

Afatet e shkelura për rindërtimin e shkollave në Krujë

Kryeministri Edi Rama, dy muaj më parë premtoi se shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës do ishin gati më 26 nëntor. Kryeministri Rama, në muajin shtator premtoi gjithashtu se edhe shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë do ishte gati shumë shpejt, mirëpo teksa afati i punimeve është në përfundim, as kjo shkollë nuk është gati të presë nxënësit.


Kruja bën pjesë tek zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili përveç viktimave la pas mijëra të pastrehë dhe shkatërroi 16 objekte shkollore në tërritorin e kësaj bashkie.

Objetet shkollore të dëmtuara nga tërmeti në Krujë

Kryeministri Edi Rama, në muajin dhjetor 2019 pati premtuar se të gjitha shkollat e dëmtura nga tërmeti i 26 nëntorit do rindërtoheshin brenda muajit shtator 2020.

Mirëpo më 12 gusht të këtij viti, ai e shty afatin për ndërtimin e shkollave të dëmtuara për në vitin 2021.

Më 28 shtator 2020, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës do ishin gati më 26 nëntor.

Screenshot nga postimi në facebook i kryeministrit Rama

Më 26 nëntor, “Faktoje” ishte në Derven të Krujës, në kantierin ku po rindërtohet shkolla e re dhe kopshti.

Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven, Krujë / 26.11.2020
Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven, Krujë / 26.11.2020

Përtej premtimit të kryeministrit Edi Rama, edhe afati i përcaktuar për përfundimin e punimeve në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Kastrioti” në Derven ishte muaji nëntor.

Tabela e punimeve për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshit “Kastrioti”, Derven

Më 22 shtator 2020, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social
“Facebook”, njoftoi se shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë do ishte gati shumë shpejt për të pritur nxënësit.

Screenshot nga postimi në facebook i kryeministrit Rama

“Faktoje”, më 26 nëntor ishte në Thumanë, në vendin ku po rindërtohet kjo shkollë.

Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë / 26.11.2020
Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë / 26.11.2020

Edhe për shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë, afati i përfundimit të punimive ishte muaji nëntor 2020.

Tabela e punimeve për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jangozi”, Thumanë

“Faktoje” më herët pyeti zyrtarisht Bashkinë Krujë lidhur e procesin e rindërtimit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, nivelin e përcaktuar të shkallës së dëmtimit si dhe kapacitetet.

Përgjigjja nga Bashkia Krujë lidhur me objetet arsimore të dëmtuara në Thumanë

Në përgjigjen e bashkisë Krujë thuhet se Shkolla “Ramazan Jagnozi”, me shkallë dëmtimi DS5, ka një kapacitet 85 nxënës dhe 40 fëmijë kopshti.

Premtimet e kryeministrit Edi Rama për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Kastrioti” në Derven të Krujës si dhe shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë do t’i kategorizojmë si premtime të pambajtura.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img