Naftëtarët e Ballshit, ende pa u shfaqur pandemia përballeshin me krizë për shkak të mospagimit të 24 pagave të prapambetura. Situata që pasoi me COVID-19 vetëm sa përkeqësoi gjendjen e tyre, me largime nga puna dhe reduktim pagash nga ana e Albpetrol. Problemet që vetëm po shtohen, i kanë detyruar 900 naftëtarë të dalin në protestë me shpresë se do marrin atë që u takon.
Më datë 26 mars 2020, me argumentimin se “Albpetrol” do kryente një ristrukturim të brendshëm, me qëllim reduktimin e shpenzimeve të brendshme, shoqëria urdhëroi pezullimin nga puna të gjithë punonjësve të rinj që ishin kontraktuar prej datës 1 mars 2020.
Urdhëri i Alpetrol i datës 26.03.2020
Një ditë më pas, 9 punonjës u pushuan nga puna.
Në zbatim të urdhërit dt. 26.03.2020 për emërimet e reja, nga ana e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Drejtorisë Ekonomike, të merren masa për ndjekjen e procedurës për largimin e personave të mëposhtëm, thuhej në urdhërin e Albpetrol.
Zbatimi i urdhërit dt. 23.03.2020
Albpetrol nuk u “mjaftua” me heqjen nga puna të punonjësve të rinj. Më 28 prill, shoqria “Albperol” njoftoi uljen e pagave për punonjësit e rafinerisë së Uzinës së Ballshit.
Urdhëri i Albpetrol për ujlen e pagave të punonjësve
Më 5 maj Qendra për të Drejtat në Punë kërkoi pezullimin e urdhërit të Albpetrol për reduktimin e pagave.
Mungesa e likuiditetit apo keqmenaxhimi potencial i kompanisë nuk mund dhe nuk duhet t’i faturohet punëtorëve, thuhej në reagimin e qendrës.
Një ditë më pas, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas protestave edhe pse në kohë pandemie, urdhëroi pëzullimin e uljes së pagës për punonjësit e rafinerisë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësaj situate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave, thuhej në noftimin e MIE.
Urdhëri i MIE për pezullimin e procesit të ristrukturimit në Albpetrol
Më herët, rreth 20 punonjës të Rafinerisë së Uzinës së Ballshit protestuan në Fier dhe kërkuan të përfshihen në paketat e ndihmës financiare si pasojë e pandemise “Covid-19”.
Më 22 prill, me vendim të Këshillit të Ministrave u Miratua dhënia e një page prej 40,000 lekë punonjësve të Rafinerisë së Naftës, Ballsh.
Vendimi për dhënien e ndihmës 40,000 lekë naftëtarëve në Ballsh
Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se tre javë nga vendimi, naftëtarët e Ballshit ankohen se ende nuk kanë marrë pagën e premtuar.
Të premten më 7 maj, rreth 900 naftëtarë të Rafinerisë së Ballshit protestuan në qendër të qytetit duke kërkuar “pagën e luftës”.
Protesta e naftëtarëve në Ballsh
E vetmja mënyrë që të marrim një pjesë të asaj çka na takon është ose të hipim në kulla e të hidhemi, ose të digjemi me benzinë, se me protesta nuk po mundemi. Kemi mbi 6 vite, e njëjta histori. Vjen njëri, ikën tjetri e ne nuk paguhemi, shpreht Bujar Kapllanaj, një prej punonjësve të rafinerisë.
Lexo: https://bit.ly/35OvX61
Lexo dhe: https://bit.ly/2SVU1OZ
*Foto ballore është e marrë në web.